10 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

COVID-19: Ndërron jetë pacientja nga Dragashi

Edhe një paciente me koronavirus ka vdekur në Kosovë.

Viktima vjen nga komuna e Dragashit, e lindur në vitin 1957 teksa vuante edhe nga sëmundje tjera shoqëruese, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, QKUK ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacientë me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në raportin ditor të datës 7 maj 2020, njofton se në klinikë janë të shtrirë 12 raste me Covid-19 pozitiv.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon:

9 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive një pacient i infektuar me Covid -19, i cili ka sëmundje kronike të veshkëve dhe është në dializë.

Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese.

Nga klinika sot do të lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ ne testimet e fundit per Covid 19 vazhdojnë trajtimin në klinikë.

Më Shumë

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Kryetari i Nju-Jorkut bën iftar me reperin shqiptar, Action Bronson

Zohran Mamdani u ul me reperin e njohur me prejardhje shqiptare, Action Bronson, për episodin më të ri të “Fuck That’s Delicious”. Dyshja u takua...

Delirium

Lajmet e Fundit