13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Italianët po puthen e po përqafen, ndërsa zbutja e masave do t’iu kushtojë shtrenjtë

Vendi i cili ka qenë në “burg” për gati dy muaj, dhe prej para dy ditësh përsëri është i lirë është – Italia! Ky shtet ishte vatra e pandemisë së koronavirusit në Evropë, duke humbur afro 30.000 jetë, dhe tani që situata është qetësuar, po zbuten masat dhe gjithçka në një mënyrë po kthehet në normale.

Mirëpo, disa studiues besojnë se heqja e karantinës do t’i kushtojë shtrenjtë italianëve, të cilët mund të kërcënohen nga një valë e dytë edhe më e rrezikshme e virusit.

Çiftet e reja mezi prisnin të mblidheshin në sheshet e qyteteve italiane dhe të puthen me pasion, të përqafohen, pasi janë zbutur masat e rrepta për të luftuar koronavirusin pas gati dy muajsh, dhe miliona italianë më në fund u lejuan të takohen për herë të parë me miqtë dhe familjet qysh nga 9 marsi, shkruan Daily Mail.

Italia këtë javë hyri në fazën e dytë të pandemisë, pas dy muaj kufizimesh totale për shkak të të cilave qeveria mbylli parqet dhe u lejoi njerëzve të ecnin vetëm disa qindra metra larg shtëpisë për stërvitje themelore ose blerje të ushqimit. Italianët u përballën me hetime, gjobitje dhe madje edhe me burg në nëse gjendeshin jashtë, pa ndonjë arsye të mirë.

Sidoqoftë, kufizimet filluan të zbuten pasi filloi të raportohet më pak se 100 vdekje në ditë, ndërsa miliona njerëz prisnin të takonin të dashurit e tyre.

Në këtë vend, virusi mori pak më pak se 30.000 jetë, gjë që e vendos Italinë në vendin e dytë në Evropë pasi Britania e Madhe e kapërceu atë të martën.

Mirëpo, përkundër skenave të gëzueshme nga kjo javë, raporti nga “Imperial College” i Londrës paralajmëroi se Italia do të goditet nga një valë e dytë edhe më vdekjeprurëse të koronavirusit sepse i lehtësoi masat

Më Shumë

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Lajmet e Fundit