7.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

COVID-19, Policia ndalon nëntë persona në Prizren e një në Suharekë

Policia e Kosovës ka ndaluar 10 persona gjatë 24 orëve të fundit, pasi ata nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nëntë persona janë ndaluar në Prizren dhe një në Suharekë, transmeton PrizrenPress.

Njoftimi i PK-së:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

·       Fsh. Sopijë, Suharekë, 11.05.2020 – 02:10. Njësiti policor gjatë patrullimit të ndaluar në veturë ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk kishte respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizje. Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit, në konsultim me prokurorin i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

·       Rr. Wesli Clark, Prizren, 11.05.2020 – 10:20. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën në të cilën kishin qenë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët nuk kishin respektuar vendimine  Ministrisë së Shëndetësisë. Ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit, në konsultim me prokurorin të njëjti janë liruar në procedurë të rregullt.

·       Rr. Rrustë Kabashi, Prizren, 11.05.2020 – 14:02. Është raportuar se është takuar i dyshuari mashkull kosovar në rrugë i cili nuk i ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·       Rr. Fadil Rifati, Prizren, 11.05.2020 – 12:00. Është raportuar se është takuar i dyshuari mashkull kosovar në rrugë i cili nuk i ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·       Fsh. Landovicë, Prizren, 11.05.2020 – 13:55. Njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët nuk kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit, në konsultim me prokurorin të njëjti janë liruar  në procedurë të rregullt.

·       Rr. Wesli Clark, Prizren, 11.05.2020 – 14:45. Njësiti policor  gjatë patrullimit ka ndaluar veturën te cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e RKS-se. I dyshuari është intervistuar, në  konsultuar prokurori kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.

·       Lagjja Dardania, Prizren, 11.05.2020 – 14:30. Njësiti policor  ka ndaluar veturën te cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e RKS-së.  I dyshuari është intervistuar, në  konsultuar prokurori kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.

·       Lagjja Dardania, Prizren, 11.05.2020 – 16:05. Njësiti policor ka ndaluar veturën te cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e RKS-së. I dyshuari është intervistuar, në  konsultuar prokurori kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Lajmet e Fundit