7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Cozman dhe Tuna kapen me drogë, përfundojnë në Policinë e Tiranës

Arrestohet këngëtari Cozman (Ylber Abdullahu) 30 vjeç.

Këngëtari u kap me 20 gr hashash te cilën e kishte fshehur në të mbathura, raporton Syri.net.

Pas një kontrolli rutinë të njësisë ‘Shqiponja’ Cozman, i cili udhëtonte me mjetin tip ‘Range Rover’ me targa angleze PEIO SYF është shoqëruar fillmisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për verifikim dokumentacioni pasi kishte mangësi dhe për xhamat e zinj, por pas kontrollit personal iu gjet në trup një sasi narkotike e dyshuar cannabis sattiva në një sasi prej rreth 20 gramësh.

Cozman ishte nën shoqërinë e këngëtares Tuna (Altuna Sejdiu) dhe dy personave të tjerë ku po ktheheshin nga një koncert i mbajtur tek ish piramida.

Ndalimi është bërë nga policia në zonën pranë kryqëzimit të Stacionit të trenit. Fillimisht këngëtarja Tuna ka kundërshtuar verbalisht kontrollin duke u shprehur se ‘Unë jam këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk keni përse të na kontrolloni’, por më vonë pasi iu gjet lënda narkotike të dashurit të saj këngëtarit Cozman, Altuna ka kërkuar mëshirë nga ana e efektivave të policisë duke u shprehur: ‘Ju lutemi na falni se hashashin e kemi për përdorim vetjak’.

Ligji shqiptar është shumë i ashpër dhe parashikon nga 5 deri në 10 vjet burg./Syri.net/

Më Shumë

Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa ndëshkuese

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, kanë njoftuar se sot kanë mbajtur takim të...

Raporti i Policisë – 2148 gjoba të shqiptuar, mbi 80 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku. Në raport...

Lajmet e Fundit