35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

CR7 kundërpërgjigjet: Mediat bëjnë para nga unë

Së fundmi ka pasur spekulime të shumta që e lidhnin Cristiano Ronaldon vazhdimisht me një largim nga “Old Trafford” këtë verë.

Ylli i Manchester United si duket dëshiron të largohet nga klubi vetëm për t’iu bashkuar një skuadre e cila do të garojë në Ligën e Kampionëve.

Por, këto spekulime tani i ka përqeshur vetë ylli portugez, ku ndër të tjera tha se mediat e kanë të pamundur që të mos flasin vetëm një ditë për të.

“Është e pamundur që mos të flasin për mua vetëm një ditë. Përndryshe, mediat nuk do të bënin para. Ju e dini që nëse nuk gënjeni, ju nuk mund të keni vëmendjen e njerëzve. Vetëm vazhdoni, ndoshta një ditë do t’ia qëlloni lajmeve”, tha Ronaldo.

Pasi filluan të qarkullojnë spekulimet se Ronaldo ka kërkuar largimin nga Manchester United, ylli portugez është lidhur me transferime te gjigantët evropian si Bayern Munich, Chelsea e Atletico Madrid, por që të tri këto skuadra kanë refuzuar të transferojnë yllin portugez.

Më Shumë

Reduktime të ujit në Suharekë për shkak të konsumit të lartë dhe keqpërdorimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Njësia Suharekë ka paralajmëruar se nga data 2 korrik do të nisë zbatimi i reduktimeve të...

Festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së nisin në Prizren

Me një ceremoni festive, në Prizren kanë nisur festimet për Ditën e 249-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u zhvillua në...

Lajmet e Fundit