3.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Daci: S’e kam ndërmend të pensionohem

Daci-lddLideri i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Nexhat Daci, ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionet as në politikë e as në shkencë, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, në të cilat koalicioni AAK-LDD humbi katër komuna.

Ai ka thënë se nuk ka arsye ta marrë një vendim të tillë, përderisa thotë se shëndetin mendor, intelektual dhe fizik i ka në fuqinë e duhur. “Nuk pensionohem derisa të më pensionojë Perëndia. Shëndeti mendor, intelektual dhe fizik është në fuqi të duhur saqë nuk kam asnjë arsye të dezertoj”, ka thënë Daci në një intervistë për “Epokën e re”.

Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ka thënë se koalicioni AAK-LDD është fituesi më i madh i zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit. Sipas Dacit, ky koalicion ka marrë rreth 28 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 2010-s. “Koalicioni AAK-LDD në këto zgjedhje është fituesi më i madh nga të gjitha partitë parlamentare dhe joparlamentare që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Ky koalicion në këto zgjedhje ka fituar 27 mijë e 662 vota më tepër se në zgjedhjet e vitit 2010”, është shprehur Daci.

Ai ka thënë se është e padrejtë që koalicioni AAK-LDD të quhet humbës i zgjedhjeve, pavarësisht se ka pësuar humbje në katër komuna. Ai fajin për humbjen e këtyre komunave ua ka lënë kandidatëve. “Është e ngutshme dhe emotive që krejt koalicioni ose AAK-ja ta rëndojë vetveten që ka humbur. Komunat që janë humbur, ato janë humbur prej kandidatëve të cilët kanë kandiduar për kryetarë të komunës. Sa kam informacione, ka pasur dilema edhe brenda AAK-së se a duhet të shkojë një anëtar i AAK-së për të tretën herë për kryetar komune, apo duhet të ketë ndryshime. Por, ka dominuar ideja të vazhdohet edhe për një mandat të tretë”, është shprehur Daci.

Ai ka bërë me dije se koalicioni AAK-LDD do ta vazhdojë rrugëtimin e përbashkët edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u shprehur i bindur se ky koalicion do të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme. “Koalicionin AAK-LDD pas zgjedhjeve nacionale e shoh pjesë të qeverisjes, në veçanti liderin e koalicionit, z. Ramush Haradinaj”, ka deklaruar Daci.

Më Shumë

Përfundon stinori vjeshtor, Rahoveci dimëron në vendin e parë

Me tri ndeshje të zhvilluara të enjten, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Skuadrat favorite nuk kanë...

Suharekë, institucionet lokale apelojnë për festime dinjitoze dhe pa krisma

Në takimin e fundit të Koordinimit Lokal për Siguri për këtë vit, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, u diskutua...

Lajmet e Fundit