13.2 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Dasma përfundon me gjak, rrihen tezja e dhëndrit dhe kushërira e nuses

Një dasmë përrallore përfundoi në katastrofë pasi dy shoqëruese të nuses u përfshinë në një luftë brutale në rrugë disa çaste pas ceremonisë.

Alyssa, 18 vjeç ëndërronte të bënte një martesë në gjykatën lokale të qarkut në Boston, Massachusetts, SHBA, por nuk shkoi siç duhej. Një mosmarrëveshje familjare shpërtheu jashtë ndërtesës kur Alyssa po kurorëzohej me partnerin e saj Heath. Kushërira e Alyssa, është e mërzitur me sjelljen e tezes së dhëndrit, Mellie, e cila mendonte se Alyssa ka përhapur thashetheme për nënën e Heath.

Të dyja dalin jashtë dhe përfundojnë duke u zënë me njëra-tjetrën. Kushërira e nuses quajtur Diamond e shtyn tezen e burrit në tokë, i thotë largohu dhe e shan. Mellie ngrihet dhe e grushton Diamond në fytyrë duke e gjakosur nëpër trup.

“Kush i ka marrë shenjat? Nuk e di kush ka fituar, por e di që ajo është shkatërruar më shumë se unë. Fytyra e saj është çrregulluar. Ajo që mori Diamond është vetëm gjysma e asaj që Alyssa do të marrë”, ka thënë tezja e dhëndrit, Mellie, transmeton lajmi.net.

Policia arrin në vendngjarje dhe nis hetimin pasi të sapomartuarit u larguan nga gjykata.

Më Shumë

Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë thirrje për sqarim lidhur me vonesën e ekzekutimit të buxheteve komunale për vitin 2026, duke theksuar se...

Prizren/ Dorëzohet në polici një i dënuar me mbi 6 vite burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar nga drejtësia është dorëzuar në polici dhe më pas është dërguar për vuajtjen e...

Lajmet e Fundit