22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Daut Haradinaj: S’ka rrugë tjetër, veç zgjedhje!

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në një intervistë për Indeksonline ka thënë se Qeverinë e kanë përcjell shumë dështime gjatë vitit 2015. Ai ka treguar për planet që i ka partia e tij në vitin e ardhshëm, për koalicionet e mundshme me partitë tjera, për mundësin e kandidimit si kryetar i Deçanit, për ushqimin e preferuar, për ekipin e futbollit që e ndjek dhe shumëçka tjetër.

Indeksonline: Si e vlerësoni 2015 në aspektin politik dhe ekonomik?

Daut Haradinaj: Në Aspektin Politik, Kosova ka marrë goditje të njëpasnjëshme duke filluar nga Gjykata Speciale, Demarkacioni, Zajednica, dështimi në mos pranimin ne UNESCO, mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe asnjë njohje e vlefshme për Kosovën. Kjo e bën një vit të vështir për Kosovën. Ndërsa ne aspektin Ekonomik, stagnim total, mungesë investimeve te huaja.

Si pasoj e këtyre dështimeve, kishte një bilanc te dhimbshëm e njerëzve qe po iknin nga Kosova në kërkim të një perspektive më të mirë ekonomike. Si pasoj e vazhdimësisë së logjikës së njëjtë të politikave Qeveritare rritja Ekonomike ishte me ulëta që nga shpallja e pavarësisë.

Indeksonline: Një pjesë e deputetëve të opozitës janë arrestuar për shkak të hedhjes së gazit në Kuvend. A do të hidhni edhe ju gaz nëse iu kërkohet?

Daut Haradinaj: Gjykata Kushtetuese ju jep të drejt veprimeve të deputeteve, duke shpall të pavlefshme Bashkësinë e Komunave Serbe (Zajednicën), ashtu sikurse të gjithë, tashme e kanë kuptuar se Demarkacioni është ne dëm të Kosovës. Veprimet individuale të Deputeteve janë të parëndësishme kur bëhet fjalë për këto dy veprime të këqija për vendin tonë. Kundërshtimi ynë do të vazhdoj….

Indeksonline: A prisni zgjedhje të jashtëzakonshme në vitin 2016?

Daut Haradinaj: S’ka mbet shumë rrugë, ose zgjidhje, ose zgjedhje. Kjo Qeveri duhet të shkojë.

Indeksonline: Nëse do të ketë zgjedhje te reja, a do të shkoni në listë të përbashkët me partitë tjera opozitare?

Daut Haradinaj: Kjo donë kohë dhe do të shihet. E rëndësishme është se jemi te bashkuar kundër këtyre marrëveshjeve .
Indeksonline: A do të bënit koalicion me PDK-në, hipotetikisht, nëse rezultati del asisoj dhe nëse kemi zgjedhje të jashtëzakonshme?

Daut Haradinaj: Me rëndësi është të shkojë kjo Qeveri, që po i shkakton dëme të mëdha Kosovës.

Indeksonline: Ju jeni kthyer si kryetar dege i AAK-së në Deçan. A do të kandidoni për kryetar të Deçanit?

Daut Haradinaj: E rëndësishme është se është se kemi konsoliduar Degën e AAK-se ne Deçan në nivelin më të lartë, dhe pse jo në regjionin e Dukagjinit në bashkëpunim me kryetarët e degëve të Pejës, Gjakovës, Istogut, Junikut, Klinës, Rahovecit dhe Suharekës.

Indeksonline: Të flasim pak për gjërat e përditshme të Daut Haradinajt, jashtë politikës. Në sa e filloni ditën dhe në sa e përfundoni?

Daut Haradinaj: Gjithmonë varet prej angazhimeve.

Indeksonline: Sa orë gjumë bëni dhe sa keni kohë për familje?

Daut Haradinaj: Mesatarisht, ndërsa mundohem të jem i përkushtuar për familje.

Indeksonline: A jeni tip sportiv dhe a keni ndonjë klub të preferuar që e adhuroni?

Daut Haradinaj: Po, FC Chelsea në ligën e Anglisë është klubi im i preferuar, por nuk jam ndonjë tifoz i flakët.

Indeksonline: A jeni më i mirë në shenj ju apo Ramush Haradinaj?

Daut Haradinaj: Nuk e di!

Indeksonline: Çfarë veture vozisni dhe cili është tipi i veturës që e pëlqeni?

Daut Haradinaj: Nuk kam ndonjë preferencë.

Indeksonline: Cili është ushqimi i preferuar?. A më shumë ua ka ënda flinë apo piten me hitha?

Daut Haradinaj: Ne përgjithësi, ushqimi tradicional.

Indeksonline: Urimi juaj për vitin 2016?

Daut Haradinaj: Shpresoj te ju realizohen të gjitha dëshirat krejt Shqiptarëve kudo që janë. Gëzuar. /Indeksonline/

Më Shumë

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Lidhur me ftesat ndaj krerëve të partive opozitare për takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të takohet...

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Lajmet e Fundit