7.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

David Holbrooke: Kosova, suksesi më i madh i babait (Video)

I biri i diplomatit të famshëm, Richard Holbrooke, David, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën tha se “Kosova ishte luftë epike mes babait të tij dhe Millosheviqit”.

“Kosova ishte suksesi më i madh i babait”, tha David Holbrooke.

Por, megjithë punën e madhe që kishte bërë në gadishullin problematik të Europës, deri në ardhjen e tij për realizimin e filmit “The Diplomat”, David tha se pak kishte ditur për Kosovën.

Ndërsa, i pyetur se “çka do t’i thoshte të atit po të ishte gjallë”, David tha se “ai ishte arkitekti i Dayton-it, ndërtesë e cila tani duket e lëkundshme, prandaj ai duhej të ndërtonte një tjetër”.

Ai ka rrëfyer edhe emocionet që ka pasur kur ka xhiruar pjesët e dokumentarit për babain e tij në Kosovë.

“Herën e kaluar kur isha këtu për ta xhiruar filmin, ishte një park këtu në Prishtinë. Njerëzit më thanë se duhej të shkoja në Junik. Unë nuk e kisha kuptuar se cka kishte bërë ai këtu derisa erdha këtu. Tash e di se ai e ndihmoi këtë vend të bëhet shtet. Ishte mahnitëse se si në Viti të gjithë ata njerëz flisnin për të”, thotë ai.

“Ai rastisi të jetë babai im por edhe një diplomat i realizuar”, thotë djali i diplomatit të ndjerë Holbrooke dhe ndërmjetësuesit të shumë konflikteve në botë.

Më Shumë

Nga -11 në +16: Bashkimi dominon Sigal Prishtinën dhe sheh finalen

Bashkimi ka realizuar një përmbysje mbresëlënëse në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 83:67,...

Caktimi i paraburgimit për 9 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren, Apeli e kthen rastin në rivendosje

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke e kthyer në rivendosje çështjen e caktimit të paraburgimit ndaj D.Sh., J.H.,...

Lajmet e Fundit