9.1 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Davies në histori, i pari kanadez në finalen e Ligës së Kampioneve

Alphonso Davies është padyshim një nga zbulimet e këtij sezoni. 19 vjeçari ishte një ndër lojtarët më të mirë të Bayernit të Munich në fitoren ndaj Lyon 3-0, triumfi i cili i siguroi kalimin në finalen e Ligës së Kampioneve.

Një ëndërr kjo edhe për Davies që filloi në një kamp refugjatësh në Gana, ku tashmë e sheh vetën mes më të mirëve të Europës.

Mbrojtësi e ka cilësuar këtë moment si diçka të jashtëzakonshme, duke deklaruar se ndihet si në videolojë. Një ëndërr e pabesueshme për futbollistin e talentuar.

“Më duket sikur jam në videolojë! Për mua është diçka e pabesueshme arritja në finalen e Champions-it. Një ëndërr që po realizohet. Nuk e konsideroj veten si një nga më të mirët në botë”, tha ndër të tjera Dejvis.

Një fakt interesant është që Davies është bërë lojtari i parë kanadez që do të luaj në një finale të Ligës së Kampioneve (Davies luan për kombëtaren e Kanadasë), gjithmonë nëse trajneri Flick e aktivizon.

Më Shumë

Demetrius Conger përforcon Yllin

KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar përforcimin e radhës, duke prezantuar basketbollistin amerikan Demetrius Conger, raporton PrizrenPress. Klubi njofton se Conger vjen me përvojë dhe...

Kosova një hap nga Botërori – Sot hidhet shorti i fazës së tretë

Sot në Herning të Danimarkës do të hidhet shorti për fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 në hendboll për...

Lajmet e Fundit