18.9 C
Prizren
E martë, 10 Qershor, 2025

Ddështon gjykimi për mos deklarim të pasurisë ndaj asamblistit në Komunën e Dragashit

Për të dytën herë me radhë, ka dështuar seanca fillestare ndaj asamblistit në Komunën e Dragashit, Granit Rifaj, i cili akuzohet për mos deklarim të pasurisë.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance, e paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, ka qenë mungesa e të akuzuarit Rifaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i rastit, Bekri Vehapi, ka thënë se gjykata nuk ka prova se i akuzuari është ftuar në mënyrë të rregullt.

Në seancën e së enjtes ka prezantuar prokurori Musli Gashi.

Seanca e së enjtes është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Ndryshe, edhe seanca e paraparë të mbahej më 7 mars të këtij viti, kishte dështuar të mbahej pasi kishte munguar i akuzuari Rifaj.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 shtator 2018, nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Granit Rifaj, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, asamblist në Komunën e Dragashit, nuk e ka përmbushur detyrimin ligjor për deklarimin e të ardhurave, dhuratave, dobisë pasurore ose detyrimeve financiare.

Sipas aktakuzës, këtë deklarim është dashur ta bëjë në vitin 2016, në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, në afatin e paraparë me ligj.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “mos raportim ose raportim i rreme i pasurisë ,i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”, nga neni 437, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Panairi i Përgjithshëm “Prishtina 2025” hapet nesër

Nesër, më 10 qershor, hapet edicioni i radhës i Panairit të Përgjithshëm “Prishtina 2025” i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, një ngjarje e...

Prevalla, natyrë pa përkujdesje

Prevalla vazhdon të mbetet një prej vendeve më të vizituara nga qytetarët, jo vetëm nga Kosova, por edhe jashtë saj. Por, vizitorët ende po...

Lajmet e Fundit