8.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Demokracia Studentore kërkon memorial për studentët e rënë

Demokracia Studentore ka shprehur indinjatë ndaj udhëheqësve të vendit tonë, të cilët sipas kësaj organizate studentore nuk i kanë njohur sakrificën e studentëve të vrarë në protestat e vitit 1968, 19981, 1989, 1997 dhe në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës “të paktën nuk ju ka ndërtuar një memorial përkujtimorë për ta përkujtuar sakrificën e tyre”.

Kjo organizatë thotë se demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës nuk ishin rastësi në historikun tonë pasi ato kishin një vazhdimësi qysh nga orët e para të lëvizjes për liri dhe pavarësi.

“Demonstratat studentore të Universitetit të Prishtinës ishin një revoltë e akumuluar ndër breza e shekuj me radhë, duke kaluar nga veprimtaria e organizatave dhe e grupeve ilegale, që ishin sakrifikuar në kërkesa të hapura dhe legale. Studentët e atij brezi u maltretuan, burgosën dhe u vranë, përballë armatës serbe vetëm për lirinë dhe Demokracinë e Kosovës, rezistenca e tyre u parapriu të gjitha çështjeve të pazgjidhura etnike, për të cilat u njoftua bota në vitet që pasuan. Studentët në mënyrë të organizuar në forma të ndryshme, nëpër dekada shprehën pakënaqësinë e tyre që nga viti 1968 deri në luftën e fundit të UÇK-së”, thuhet në deklaratën e Demokracisë Studentore.

Më Shumë

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

Sot, mbahet akademi përkujtimore për komandantin Naser Shala

Një vjetorin e ndarjes nga jeta i Naser Shalës, organizohet akademi përkujtimore për komandantin e UÇK-së. Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të...

Lajmet e Fundit