14.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Dëmtohet “Ura e kaltër e dashurisë” në Prizren

Persona të papërgjegjshëm i kanë shkaktuar dëme serioze veprës artistike “Ura e kaltër e dashurisë”, e cila ishte promovuar gjatë muajit Maj në Prizren. Pas disa përpjekjeve të mëhershme dhe vjedhjeve të dryve, sulmi i mbrëmbshëm është më seriozi, dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në gjithë strukturën e veprës.

“EC Ma Ndryshe” ka informuar organet e rendit në Prizren, të cilët menjëherë kanë nisur hetimet.

“Mbetemi me shpresë që organet e rendit do ta ndriçojnë këtë rast dhe përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Gjithashtu, kërkojmë që institucionet përgjegjëse të marrin masa adekuate që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thuhet në komunikatë të kësaj organizate.

“Ura e kaltër e dashurisë” nga momenti i promovimit është shndërruar në një nga atraksionet e qytetit të Prizrenit. Ky intervenim artistik është realizuar nga artistja Doruntina Ukimeri, si njëra nga fitueset e thirrjes publike të “EC Ma Ndryshe”, si pjesë e projektit “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”, përkrahur financiarisht nga Amabsada Amerikane në Prishtinë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Lajmet e Fundit