7.3 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Dënimi me tre vite burgim për deputeten e LVV-së – në cilat raste humb mandati sipas rregullores së Kuvendit

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me tri vite burgim deputeten e Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezin, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Vernezi sa ishte inspektore e ndërtimit në Komunën e Prizrenit, së bashku me Islam Thaqin, ish-drejtor i Inspektoratit, kanë rrënuar aneks-objektin e ‘Abi Çarshia’, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim. Kështu dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, është në vlerë prej 69,729.66 euro.

Ndërkaq, në rast se dënimi vërtetohet nga shkalla e dytë, deputetja Jetmire Vrenezi e humb mandatin.

Këtë e përcakton Neni 25 i Rregullores së Punës së Kuvendit.

Në nenin 25 pika d, thuhet se humbja e statusit të deputetit është kur dënohet për një vepër penale me burgim për një periudhë kohore prej një (1) e më shumë vjet, ndërkaq në pikën f. të nenit 25 thuhet se humbja e statusit të deputetit bëhet me vendim të formës së prerë të gjykatës nëse është konstatuar mungesa e aftësisë së tij juridike për të vepruar.

Urim Vokshi, avokat i deputetes Vernezi, ka thënë se është i zhgënjyer me vendimin e gjykatës.

“Në cilësi të avokatit theksoj se nga shkresat e lëndës dhe provat e administruara rrjedh se nuk janë plotësuar elementet e figurës së veprës penale në këtë rast. E njëjta është dënuar për nxjerrjen e një konkluzioni për rrënim të cilin ka pasur obligim ligjor ta nxjerrë si inspektore e lëndës”, shkroi ai në Facebook.

Tutje theksoi se posa ta pranojë vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të njëjtin do ta atakojmojë mbi bazën e argumenteve të qarta në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Vrenezi është zgjedhur deputete e Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës dhe është anëtare në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim./Telegrafi/

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi 1900 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1925 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Sonte promovohen dy libra në Prizren

Librat  “Materiale nga etnokultura e Opojës” i autorit Xhafer Kabashi dhe “Lirika popullore e Opojës” i Dr. Yriet Berisha promovohen sonte në Prizren. Promovimi organizohet...

Lajmet e Fundit