11.2 C
Prizren
E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Dënohet me katër vjet burgim, i akuzuari për vjedhje në Prizren

Mërgim Kryeziu, të mërkurën, është gjetur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren, për vjedhje të rreth gjashtë mijë eurove dhe një sasie ari nga i dëmtuari Isuf Jemini, për të cilën vepër është dënuar me burgim prej katër vitesh dhe me gjobë prej një mijë euro.

Para se të shpallej aktgjykimi, i akuzuari ka dhënë mbrojtjen e tij, ku ka mohuar në tërësi kryerjen e veprës penale, megjithëse gjatë marrjes në pyetje në polici dhe prokurori i njëjti kishte pranuar në tërësi veprën penale me të cilën ngarkohej.

I akuzuari ka thënë se megjithëse ka pasur mbrojtës gjatë marrjes në pyetje në polici dhe prokurori, paraprakisht është kërcënuar nga policët që të pranojë fajin se përndryshe do ta rrahin, por se ai këtë fakt nuk ia ka treguar mbrojtësit të tij me arsye se nuk e ka ditur se duhet.

Më pas, palët në procedurë kanë dhënë fjalët përfundimtare, ku prokurori Shpend Binaj ka thënë se gjatë seancave të shqyrtimit gjyqësor, nga administrimi i provave dhe deklaratave të vetë të akuzuarit gjatë fazës së hetimeve, me padyshim është vërtetuar që i njëjti ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

Prokurori Binaj ka thënë se gjykata nuk duhet të marrë parasysh deklaratën e të pandehurit sa i përket kinse kërcënimeve të marra nga organet e rendit gjatë dhënies së deklaratës së tij në fazë të hetimeve pasi që i njëjti ka pasur mbrojtës dhe i janë respektuar të gjitha të drejtat, po me këtë veprim dëshiron t’i ikë përgjegjësisë penale.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Rexhep Kabashi, ka deklaruar se organi i akuzës me asnjë provë nuk ka arritur të dëshmojë se klienti i tij ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet, por se krejt aktakuza është bazuar në dy deklaratat e të akuzuarit të dhëna në fazën e hetimeve.

Kabashi ka thënë se deklaratat e të akuzuarit në fazën e hetimeve nuk mund të paraqiten si prova të vetme për të dënuar të akuzuarin por mund të shërbejnë si bazë për t’i bërë pyetje të njëjtit dhe se duhet të ketë prova tjera që mbështesin deklaratat e të akuzuarit për fajësi.

Gjyqtarja e rastit, Tetuta Krusha, pas përfundimit të gjykimit, ka shpallur fajtor të akuzuarin Kryeziu dhe të njëjtin e ka dënuar me katër vite burgim dhe 1 mijë euro gjobë, duke treguar se i akuzuari ka pasur edhe rast tjetër për vepër penale të vjedhjes andaj ka shqiptuar dënim më të rëndë me qëllim që të arrihet efekti te i pandehuri që të mos kryejë vepra tjera penale në të ardhmen.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Mërgim Kryeziut, të cilin e akuzonte se më 20 gusht 2016, ka hyrë në banesën e të dëmtuarit Isuf Emini me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete.

Sipas aktakuzës, i akuzuari ka hyrë në banesë përmes derës së ballkonit të banesës dhe pas kontrollimit të dhomave të banesës, në dhomën e gjumit ka marrë një sasi të arit dhe para në shumë prej 6 mijë euro, ndërsa amë pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Mes eliminimit dhe kualifikimit, natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve

Manchester City duhet ta mposht patjetër Bruggen për të shmangur eliminimin nga Liga e Kampionëve. Në situatë të ngjashme është edhe Paris Saint-Germaini, që patjetër...

Bashkimi mposht Vëllaznimin, kalon në finale të Kupës së Kosovës në basketboll

Palesta “Sezai Surroi” në Prizren ka qenë nikoqire e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, ndeshje në të cilën janë...

Lajmet e Fundit