6.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Deputeti Alfred Peza promovon librin “Ditari i 23 qershorit”

Libri5-25UET sjell librin e parë të gazetarit dhe deputetit Alfred Peza. “Ditari i 23 qershorit” titullohet libri i cili përmbledh shënimet e një gazetari në ditët kur u bë politikan. Botim i UET Press është vepra e parë publicistike e një gazetari që për 20 vjet u mor me shkrime publicistike, por vendosi të shkruajë një roman, pikërisht gjatë 18 javëve kur e la këtë profesion për t’ju kushtuar politikës.

Deputeti socialist Alfred Peza, përpara të pranishmëve, u shpreh se librin ja kushton ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Unë ja dedikoj Sali Berishës. Ka qenë Shqipëria e Sali Berishës dhe demokracia e Sali Berishës, mënyra e qeverisjes së Sali Berishës dhe mënyra se si qeverisjet e këtyre 23 viteve e lanë dhe vendlindjen time, një nga shtysat që më bënë të hyj në politikë dhe hyrja ime në politikë ka qenë shumë koshiente. Aq koshiente dhe e aq i përgatitur paskam qenë për të hyrë në politikë, sa që paralel me bërjen politikan, unë përgatisja dhe endja çdo ditë këtë libër.”- deklaroi Peza.

Botuesi Henri Çili ka përshëndetur romanin e Pezës, duke theksuar mënyrën e veçantë me të cilën autori e ka nisur karrierën si politikan.

“Kolegu Peza ka qenë në gazetari një gazetar afër ngjarjeve afër njerëzve afër fenomeneve, larg tavolinave, larg karikaturës së salloneve të Tiranës. Ky ditar, i cili është impresionues për nga thellësia dhe kontakti me njerëzit, për nga mprehtësia e mikro romaneve që ndeshen në të.”- deklaroi Çili.

Në ceremoninë e promovimit të librit “Ditari i 23 qershorit” nuk munguan figura të politikës, medias dhe personalitete publike./bw/

Më Shumë

Identifikohet 70-vjeçari që u gjind pa shenja jete dje në Prizren

Është identifikuar i moshuari 70-vjeçari i cili u gjind i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Policia e Kosovës dje kërkoi ndihmë nga...

Bashkimi udhëton sonte në Prishtinë

Sonte zhvillohet dueli i fundit i xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar. Në kryeqytet Prishtina e pret Bashkimin, në një sfidë që pritet të...

Lajmet e Fundit