23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Fitorja do të jetë bindëse

SaliAsllanaj-LDK-suharekeSali Asllanaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Therandës, është shprehur i bindur se do të fitojë në balotazh përballë kundërkandidatit të AAK-së, Bali Muharremaj.

Asllanaj ka thënë se qytetarët e Therandës do ta votojnë atë më 1 dhjetor. “Do të fitoj bindshëm në raport me kundërkandidatin tim. Fitorja do të jetë 70 me 30 për qind. Kjo do të dëshmohet më 1 dhjetor sepse LDK-ja është e para”, ka deklaruar Asllanaj në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka bërë me dije se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike për raundin e dytë të zgjedhjeve. “Dega e LDK-së në Therandë ka marrë vendim që mos të bëjë koalicion me asnjë parti politike. Ky vendim është përkrahur edhe nga niveli qendror i LDK-së. Për neve koalicion janë qytetarët e Therandës”, është shprehur Asllanaj.

Pavarësisht përjashtimit të koalicioneve partiake, Asllanaj është shprehur i sigurt se në balotazh do të mbështetet nga një pjesë e elektoratit të PDK-së, AAK-së, Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Partisë së Drejtësisë. “Jo vetëm që pres përkrahjen e një pjese të elektoratit të PDK-së, por edhe të një pjese të elektoratit të AAK-së. Ata do të votojnë për mua sepse në raundin e parë kanë qenë në lajthitje me propagandë dhe premtime joshëse”, ka thënë Asllanaj, duke kërkuar nga qytetarët e Therandës të dalin sa më masivisht në raundin e dytë të zgjedhjeve

Më Shumë

Hamdi Elezkurtaj – Themeluesi i SHKA “Emin Duraku” që e ktheu Zhurin në qendër të kulturës

Në një kohë kur kultura popullore ishte në rrezik të harresës, një burrë nga fshati Zhur i Prizrenit vendosi t’i përkushtohet ruajtjes dhe promovimit...

“Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

Shote Galica, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, përfundoi jetën...

Lajmet e Fundit