Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, shpëtoi britanikun e Koshares

Jon Harrison, pjesëtarë i ushtrisë britanike, gjatë kohës së luftës së Kosovës, la vendin e tij e erdhi në Kosovë.

Këtu, luftoi në Koshare, derisa detyrën kryesore e kishte trajnimin e ushtarëve të UÇK-së, me metodat më të avancuara të ushtrisë britanike, shkruan gazeta inFokus.

Por, më pas, lufta përfundoi, e Jon Harrison shpëtoi, por u diagnostifikua me disa kancere.

Në birtani i thanë që ishte në fazën e fundit dhe se i kishin mbetur edhe 18 muaj jetë.

Dr. Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së, në një intervistë për Gazetën inFokus, tregon se në vitin 2016, Harrison erdhi në Kosovë të përshëndetej me bashkëluftëtarët.

E derisa po qëndronin bashkë, Avdyli i kishte dhënë një propozim për një tretman që mund ta shëronte Harrisonin.

E kështu edhe doli, Harrison tash, më shumë se 3 vite pasi i kishin thënë mjekët britanik se nuk do të jetonte, u shërua, me metodën e propozuar nga Avdyli.

E të dy këta, Avdyli e Harrison kanë dhënë intervistë për Gazetën inFokus, ku tregojnë momentet emocionuese.

Madje, Harrison teksa falënderon kosovarët për ndihmë nuk mund t’i ndal lotët.

Videon mund t’a shihni mëposhtë./Gazeta inFokus/

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Lajmet e Fundit