16.1 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Deputeti i VV-së: Hoti u nis në Uashington për njohje, atje u demantua

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në një prononcim për Front Online ka thënë se delegacioni i Kosovës është nisur për në Uashington pa platformë dhe sipas të gjitha gjasave pa idenë se çka përmban agjenda.

Sipas tij, kryeministri Hoti para nisjes u kishte thënë se vetëm njohja reciproke do të diskutohet, por që lajmet nga atje e kanë demantuar këtë deklaratë.

“Marrëveshja e mirë me Serbinë kërkon dy parakushte themelore. E para, legjitimim të qeverisë në zgjedhje dhe unitet të brendshëm mbi një platformë të dakorduar, dhe e dyta, vendosje e dy kushteve për dialog ndaj Serbisë: njohja e Kosovës dhe fatura e luftës, e cila përfshinë drejtësinë për viktimat dhe dëmshpërblimin ekonomik”, ka thënë ai.

Çeku ka thënë se brenda grupit po ashtu ka edhe mospajtime e përçarje dhe mungesë totale të koordinimit sa i përket qasjes në bisedime.

“Ky është delegacioni më jo përfaqësues që ka pasur Kosova nga bisedimet në Rambuje. i mungon legjitimiteti për shkak se qeveria aktuale është jo legjitime, si në kuptim të numrave, ashtu edhe në atë të mandatit burimor nga vota popullore. Delegacionit i mungon edhe cilësia, pasi anëtarët nuk shquhen për përgatitje profesionale, përvojë politike dhe njohuri historike”, ka shtuar ai./Front Online/

Më Shumë

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Avdyli: Shumica në VV ishin pro Osmanit – e luta Kurtin ta propozojë për presidente, por s’më dëgjoi

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se brenda GUXO-s ministrja Donika Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa...

Lajmet e Fundit