31.7 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Deputeti i PDK-së Nezir Çoçaj, i paknaqur me përfaqësimin e Prizrenit në Qeverinë e Kosovës

Deputeti i PDK-së nga Prizreni Nezir Çoçaj nuk është i kënaqur me përfaqësimin e Prizrenit në Qeverinë e Kosovës. Ai thotë se si deputet, e ka ngritur këtë shqetësim.

“Kam shprehur pakënaqësinë time për përfshirje jo të drejtë dhe jo adekuate të kuadrove profesionale nga Prizreni në pozitat e Ministrave, zv. Ministrave, si dhe në pozitat e tjera relevante, agjencione shtetërore, kompani publike dhe në institucione tjera publike e profesionale në proporcion me fuqinë elektorale e votën që ky qytet / komunë”, shkruan Çoçaj në Facebook,transmeton PrizrenPress.

“Si deputet i Kuvendit të Kosovës nga ky qytet, që nga fillimi i mandatit tim jam angazhuar dhe munduar që të avokoj në të gjitha nivelet partiake dhe institucionale për përmisimin e përfaqësimit dhe pozitës së mjerë të kuadrove nga ky regjion në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”.

Çoçaj premton se do të angazhohet deri në fund, që Prizreni si komuna e qyteti i dytë më i madh i Republikës të ketë pozitën e merituar dhe përfaqësimin meritor në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu qytetarë të respektuar të Prizrenit, jam duke komunikuar me autoritetet lokale që ato të kenë një qasje më pragmatike, dhe të kenë një dialog të afërt më qytetarin”.

“ Mirëqenia e qytetarit, përfaqësimi meritor, zhvillimi ekonomik i vendit, janë mision për mua, mision për të cilin do të vazhdoj të angazhohem deri në ditën kur unë do të jem aktiv në politikë”, shkruan ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aktakuzë për fajde në Prizren, viktima humbi mbi 100 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., i cili ndodhet në paraburgim që nga data...

Detaje nga vdekja e 20 vjeçarit nga Rahoveci në bregdetin e Shqipërisë: Vdiq në fushën e volejbollit

Kanë dalë detaje të reja për vdekjen e 20 vjeçarit nga Rahoveci në Shqipëri. Mediat në Shqipëri raportojnë se i riu vdiq derisa po luante...

Lajmet e Fundit