3.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Deputetja Perlaskaj në parlamentin kroat premton më shumë të drejta për shqiptarët

Kroacia ka konstituuar dje Kuvendin pas zgjedhjeve të fundit.

Për herë të parë, në Kuvendin e Kroacisë është edhe deputetja shqiptare Ermina Lekaj Perlaskaj.

Në një intervistë për RTK-në, ajo ka deklaruar se “qëllimi i shqiptarëve në Kroaci është t’i bëjnë të njohura kërkesat e tyre në nivel më të lartë”.

“Është ndjenjë e veçantë jo vetëm për mua por për gjithë komunitetin shqiptar në Kroaci sepse kemi treguar një pjekuri politike të integrohemi në shoqërinë kroate. Sot është dita e parë që unë filloj si deputete. Qëllimi ynë ka qenë që të jemi pjesë e shoqërisë integruese kroate dhe t’i bëjmë kërkesat tona të njohura në nivel më të lartë”, ka thënë ajo.

http://dai.ly/x3k19g2

Më Shumë

Prizren: Bombola merr flakë brenda lokalit, reagojnë shpejt zjarrfikësit

Zjarrfikësit e Prizrenit shmangën sot një incident që mund të kishte pasoja të mëdha. Ata intervenuan me shpejtësi duke nxjerrë jashtë bombolën e gazit që...

Rahovec, mbahet mbledhja e fundit e Komitetit për Persona me Aftësi të Kufizuara

Komiteti Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara në Rahovec ka zhvilluar mbledhjen e fundit për vitin 2025, nën udhëheqjen e kryesueses Samra Kërqagu. “Qëllimi...

Lajmet e Fundit