8.9 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Derbi i Javës: Bashkimi përballet me Pejën 03 në Prizren

Të premten më 24 janar 2025, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren do të zhvillohet një nga ndeshjet më të pritura të Superligës së Femrave në basketboll. KBF Bashkimi do të presë KBF Peja 03 në një përballje që pritet të jetë e zjarrtë dhe plot emocione, përcjell PrizrenPress.

Ndeshja fillon në ora 19:00, ndërsa për të gjithë tifozët hyrja do të jetë falas, duke u dhënë mundësinë e mbështetjes së ekipit të tyre të preferuar nga afër.

Superliga e Femrave këtë fundjavë sjell gjithashtu dy ndeshje të tjera: KBF Trepça vs KBF Junior 06, më 25 janar në ora 12:00 dhe KBF Prishtina 06 vs KBF Penza, po të njëjtën ditë në ora 17:00./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Ndahet nga jeta Prof. dr. Zahadin Shemsedini

Sot, në moshë 78 vjçare ka ndërruar jetë Prof. Dr. Zahadin Shemsedini, ish-rektor i Universitetit të Prizrenit dhe ish-drejtor i Arsimit në Prizren. Lajmin për...

‘Një ekip, një qytet, një qëllim’: Bashkimi i Prizrenit pret Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

Bashkimi i Prizrenit do të presë të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 18:45, skuadrën e Sigal Prishtinës në ndeshjen e...

Lajmet e Fundit