17.5 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Deri në dhjetor do të kthehen 10 mijë kosovarë

Rreth 11 mijë kosovarë janë kthyer mbrapsht këtë vit nga vende të ndryshme europiane, tek të cilat kishin kërkuar azil. Shumica prej tyre janë pjesë e valës së madhe të migrantëve të muajve të fundit të vitit 2014 dhe muajve të parë të vitit 2015.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion bëjnë të ditur se vetëm prej janarit e deri tash, rreth 38 mijë kosovarë kanë kërkuar azil në këto vende.

Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrin e Brendshme, Valon Krasniqi thotë se vendet në të cilat kosovarët kanë kërkuar më së shumti azil, përveç Gjermanisë, janë: Franca dhe Austria.

Personat të cilët kanë migruar gjatë vitit 2014 dhe muajve të parë të vitit 2015, sipas tij, nuk përfitojnë asgjë nga shteti pas kthimit të tyre, përjashtuar rastet e personave të cenueshëm. Sipas Krasniqit, deri në fund të këtij viti pritet të kthehen edhe 10 mijë emigrantë.

Ai thotë se Gjermania nuk i penalizon me ndalim të zonës Schengen personat që kthehen në Kosovë me vullnetin e tyre.

Ndërkohë ditë ma parë ministri i jashtëm gjerman e ka quajtur turp migrimin e ballkanasve në vendet evropiane. Ndërsa dje, të dhënat e databazës statistikore të Eurostat njoftuan se nga mbi 13 mijë aplikime për azil nga Shqipnia, vetëm 1040 prej tyre kanë fituar statusin e azilit, ndërsa nga Kosova vetëm 830 persona.

Franca është vendi që ka dhënë ma shumë vendime pozitive dhe jo Gjermania.

Më Shumë

Prizren: 10 aktakuza kundër 16 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person të dyshuar për 48 orë, gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu  ka ngritur 10 aktakuza kundër...

Liria pret Feronikelin 74 në Prizren

Liria e Prizrenit do të zhvillojë nesër ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Feronikelit 74, në kuadër të javës së 7-të të Superligës së...

Lajmet e Fundit