19.8 C
Prizren
E premte, 22 Tetor, 2021

“Derisa vdekja të na ndajë”/ Vrasjet horror të grave dhe vajzave në muajt e fundit

Vrasjet makabër të vajzave dhe grave shqiptare në muajt e fundit janë paraprirë gjithnjënga histori dhune dhe presionesh të vazhdueshme nga partnerët apo familjarët e tyre. Ekzekutimet kanë ndodhur kur ato janë rebeluar dhe bërë përpjekje për t’u ndarë, kur kanë kundërshtuar, apo pasi kishin kërkuar ndihmën, që nuk u erdhi kurrë, në polici. Fëllënzën, i shoqi e dogji të gjallë brenda në makinë,  Sabrinën e qëlloi me automatik ndërsa hante bukë, Menturies i gjuajti me sopatë në kokë, Liljanën e vrau me breshëri automatiku kur doli nga gjykata e kështu me radhë, historitë janë të ngjashme për nga detajet horror që përmbajnë.

Por megjithëse zënë titujt kryesorë në media për ditë më radhë, megjithëse ligjet për krimin në familje janë ashpërsuar, megjithëse janë 12 ministreve gra dhe vajza në qeveri, jeta e grave dhe vajzave në Shqipëri është ajo që ndërpritet në mes.

Shoqëria vazhdon të rrisë vrasës, ndërsa shteti ka dështuar në parandalimin e ngjarjeve fatale, që thuajse gjithnjë janë akti i fundit i një zinxhiri rrahjesh dhe poshtërimesh të vazhdueshme.

Lapsi.al sjell më poshtë historitë e përmbledhura të 7 jetëve të humbura në muajt e fundit, të grave dhe vajzave që tentuan të rebelohen dhe për këtë patën një fat tragjik.

Fëllënxa Rrasa

Dëshmia e vëllait të Fëllënxa Rrasës, e vrarë nga bashkëshorti i saj në 18 shtator zbuloi një histori dhune, të cilën policia e Divjakës nuk e ndali, as e llogariti se do të përfundonte në mënyrë tragjike. Fëllënxa ishte larguar më parë nga shtëpia, pasi bashkëshorti, Hekurani e dhunonte dhe e kërcënonte se do ta vriste me armën e gjahut. Ajo madje i kishte fshehur plumbat nga frika se do t’i merrnin jetën.

Vëllai i saj tregoi se kishte shkuar në polici për të denoncuar kunatin, por policët e Komisariatit të Divjakës kishin refuzuar t’i merrnin denoncim, megjithëse ai u kishte thënë se Hekurana Rrasa mbante armë në shtëpi.

“Më tregoi babai që e kishin gjetur 2 herë nga këtu e deri poshtë të rrahur me gjak. Unë i kam marrë vesh më mbrapa. S’ma pranuan denoncimin. Thanë nuk t’i marrim përsipër. Duhet të vijë motra jote të bëjë denoncimin në polici” tha Klement Muça, vëllai i gruas së vrarë.

Me gjithë rrahjet, gruaja kishte pranuar të kthehej në shtëpi për hir të të birit. Ditën e fundit, 58 vjeçari ia vendosi tytën e armës poshtë mjekrës dhe e qëlloi për vdekje. Më pas vrau edhe veten.

Sabrina Benga

Historia e Sabrina Bengës në Fier është po aq e dhimbshme. 23-vjeçarja u largua nga shtëpia e të shoqit, Elton Metaj pasi mësoi për një marrëdhënie jashtëmartesore të tij. I armatosur me një Kallashnikov ai mori peng të gjithë familjen e saj. Eltoni përfundoi në burg për pengmarrje, por mjekët lëshuan një vërtetim sipas të cilit ai ishte i sëmurë mendor dhe pas 8 muajsh u la i lirë. Mbrëmjen e 10 shtatorit ai shkoi në shtëpinë e Sabrinës dhe e vrau në sy të familjarëve.

“Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kriminelë që sot bëri hatanë e madhe. Mua me tha nusja për ngjarjen. Madje me kishte kërkuar dhe mua për të vrarë. Ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve, trimi del përballë. Ishte mamaja në momentin e ngjarjes. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri”– tregoi vëllai i viktimës.

Menturie Bici

Menturie Bici u vra në fshatin Dragostunjë të Librazhdit nga bashkëshorti i saj, Qemali. Ky dyshonte se gruaja e tradhëtonte, ndaj e goditi me një sopatë në kokë. Trupi i saj u gjet i gjymtuar. Pas krimit, 56-vjeçari vari veten në një pemë.

Çifti Bici ishin prindër të katër fëmijëve, ndërsa në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë të vetëm në banesë.

Klarita Ismalaja

45-vjeçarja Klarita Ismalaja u vra me goditje të vazhdueshme të thikës nga bashkëshorti i saj në Bubq të Krujës.
Çifti jetonte prej vitesh në Tiranë me dy djemtë dhe nënën e autorit. Prej muajsh kishin pasur konflikte te vazhdueshme. Drejt Krujës kishin udhëtuar për shitjen e një shtëpie, por në debat e sipër, brenda në makinë burri ka sulmuar me thikë, duke e qëlluar derisa e vrau përfundimisht.

Pasi vrau bashkëshorten, 51 vjeçari qëlloi disa herë edhe veten në kushte të rënda psikologjike, por arriti të mbijetojë në spital.

Diana Vuka

Diana Vuka kishte vite që kujdesej për vëllain e saj, Fabianin. Nga Gjermania ku jetonte dhe punonte, i dërgonte rregullisht para. Marrëdhënia mes tyre u acarua kur gruaja vendosi që të kursente për një shtëpi të saj në Velipojë. 55-vjeçari, i papunë dhe në varësi ndaj alkolit, i kërkoi më shumë para, duke ditur se motra e tij po kursente për shtëpinë në bregdet. Kur ajo refuzoi, ai e qëlloi për vdekje me një armë që mbante në shtëpi në fillim të qershorit. Trupin e pajetë të së motrës, e mbajti në dhomë për dy ditë. Banorët e zonës treguan se nuk e kishin besuar Fabianin e dehur, kur u thoshte “kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”. Një ditë më pas, policia e Shkodrës i shkoi në shtëpi dhe gjeti trupin e pajetë të Diana Vukajt dhe pistoletën me silenciator me të cilën ishte kryer krimi.

Liljana Buzo

Liljana Buzo u paraqit në gjykatë më 6 Maj për një nga seancat e divorcit me të shoqin. 54-vjeçarja donte të ndahej nga burri i saj, Koço Buzo pas një historie të gjatë dhune në familje. Nënën e 3 fëmijëve që dilte nga gjykata e Elbasanit e priste Koço Buzo. Fillimisht e qëlloi gruan me thikë, pastaj me breshëri Kallashnikovi, duke e lënë të vrarë në mes të rrugës.

Persona të rastit në rrugë e neutralizuan. Pas krimit 58-vjeçari tha se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Ai tha se e kishte paralajmëruar bashkeshorte të mos shkonte në gjykatë, por ajo nuk e dëgjoi.

Fëllënza Shirja
Një makinë që digjej në fshatin Manskuri të Kavajës u gjet nga banorët përreth, mëngjesin e të shtunës në 9 Prill. Flakët ishin ndezur për një krim makabër gjatë natës, që më pas do të trondiste të gjithë zonën. Brenda në atë makinë ishte mbyllur dhe më pas ishte djegur e gjallë Thëllënza Shirja, një grua 45 vjeçare, që prej dy muajsh ishte në procedura divorci me të shoqin. Pak metra më tej ishte vetëvarur bashkëshorti i saj, Bilbili.

Irvana Hyka

Vetëm 28 vjeç, ajo u vra nga bashkëshorti i saj, Demokrat Medinaj. Nënë e dy fëmijëve u
godit disa herë më thikë derisa ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:20 në shtëpinë e çiftit në fshatin Sheq i Madh të Fierit.
Në shtëpi ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit.
Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë mendohet se ka qenë një sherr i momentit mes çiftit. Pas krimit, 29-vjeçari Medinaj u largua nga vendi i ngjarjes. Ai u gjet i vetëvrarë në fushën e mbetjeve të Fierit.

Sanije Bandulla

Në gusht të këtij viti, një cift të moshuarish u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Shkodër. Burrë e grua kishin një histori dhune të gjatë, për të cilën gruaja kishte kërkuar ndihmë në polici, por nuk ishte dëgjuar. Sanije Bandulla ishte rrahur tre herë brenda dy javësh nga bashkëshorti i saj. Policia nuk kishte marrë asnjë mase, megjithëse ajo ishte ankuar dhe kishte bërë denoncim. Trupat e tyre u gjetën në 18 Gusht, pasi fqinjët lajmëruan policinë, por mendohet se kishin vdekur disa ditë më parë./Lapsi.al

Më Shumë

Ronaldo kurrë s’do ta njollosë historinë duke iu bashkuar Barcelonës apo Manchester Cityt, thotë ish-bashkëlojtari i tij Fabio

Cristiano Ronaldo ka punuar zellshëm për ta fituar një reputacion si njëri prej më të mirëve i të gjitha kohëve dhe ai kurrë nuk...

Këto janë rezultatet e para në Malishevë sipas KQZ-së

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka filluar t’i publikojë rezultatet e para nga numërimi i votave në komunën e Malishevës, raporton Express Sipas këtyre rezultateve, deri...

Fletëvotimi që u gjet në oborr të shkollës në Prizren, i kishte rënë qytetarit nga xhepi

Një fletëvotim, i cili është gjetur në oborrin e shkollës “Avdyl Frashëri” në Prizren i ka rënë një qytetari nga xhepi. Kjo është parë nga...

Liga Unike, shorti hidhet të dielën

Nesër në orën 11:00 do të hidhet shorti për Ligën Unike, në konkurencën e meshkujve dhe atë të femrave. Te meshkujt në këtë edicion do...

Situatë e qetë te selia e Vetëvendosjes në Prizren

Situata është e qetë te selia e Vetëvendosjes në Prizren. Anëtarët e saj nuk pranuan prononcime, me arsyetimin se janë duke pranuar telefonata nga vëzhguesit...

Prizren/Propozohen dhjetë dëshmitarë të rinj në gjykimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, i akuzuar për krime lufte

Në gjykimin ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i cili në Gjykatën Prizrenit po gjykohet për krime lufte ndaj popullatës civile sot janë shqyrtuar propozimet...

Komuna e Prizrenit pa përfaqësues ligjor, kërkon të shtyhen seancat ku është palë në procedurë

Komuna e Prizrenit përmes një shkrese drejtuar Gjykatës Themelore në Prizren, ka kërkuar që të shtyhen të gjitha seancat e parapara, ku palë është...

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Prizrenin: Haskuka e Totaj në balotazh

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting del që në Komunën e...

A ka vija të kuqe LDK në Prizren, Anton Quni tregon detaje pas rezultatit zgjedhor

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka folur për zgjedhjet lokale të së dielës, dhe rezultatin zgjedhor.   Ani pse...

Dy ndeshje për të mbyllur javë e dhjetë në Superligën e Kosovës

Zhvillohet sot edhe dy ndeshje tjera në kuadër të Superligës së Kosovës. Tre ndeshjete para të luajtura për javën e dhjetë të martën, sollën shumë...

Deri në këto çaste: Kaq qytetarë kanë votuar në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e votueseve deri në ora 15:00. Deri tani bëhet me dije se në Komunën e Prizrenit kanë...

Disa qytetarë nuk e gjejnë emrin në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren

Disa prej qytetarëve të Prizrenit nuk kanë arritur të gjejnë emrin e tyre në shkollën “Abdyl Frashëri”. Sipas menaxherit të kësaj qendre, Alidin Flugaj, kjo...

Kandidati i VV-së për Rahovecin: Preferojmë që të bëjmë koalicion me LDK-në

Visar Korenica, kandidat për kryetar të Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në balotazh ka shkuar me kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi, tha se...

FSK shpall konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë se është shpallur konkursi për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Mehaj...

Paralajmërohet ngritje e përditshme e çmimit të derivateve deri në janar

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë vazhdimisht ngritje të çmimit të derivateve deri në muajin janar, raporton Express. Kryetari i...

Zyrtare: Angli-Shqipëri luhet pa praninë e tifozëve

UEFA ndëshkon Anglinë, ndeshja mes Shqipërisë do të luhet pa tifozë. Në finalen e “Euro 2020” kundër Italisë, Anglezët kanë pasur probleme me tifozët të...

Lajmet e Fundit