13.9 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Dëshmitari refuzon të përgjigjet në gjykimin ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë

Zyrtari nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Remzi Buqaj, i paraqitur si dëshmitar në gjykatë deklaron se nuk është në gjendje që të përgjigjet për rastin ku po akuzohet drejtori i shkollës “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, Jonuz Mazreku, duke thënë se nuk është person përgjegjës për këtë rast.

Këto deklarime Buqaj, i bëri në vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor ndaj drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, Jonuz Mazreku, i akuzuar për asgjësim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Buqaj e njoftoi gjykatën se për këtë rast përgjegjës për të dëshmuar është drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Blerim Thaqi.

Pas kësaj gjyqtari i çështjes Njazi Morina njoftoi palët se seanca e sotme do të shtyhet për datën 25 nëntor të këtij viti, dhe me ftesë të rregullt do të ftohet drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Malishevës, Blerim Thaqi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, për këtë rast më 22 qershor 2016, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Jonuz Mazreku, duke e ngarkuar atë se në cilësinë e drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 367, paragraf 7, lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Mazreku, në cilësinë e përgjegjësit të shkollës, vepron në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, duke mos u kujdesur për sigurinë e punëtorëve, nuk ka siguruar pajisjet mbrojtëse, dhe nuk i ka mirëmbajtur në gjendje të rregullt për përdorim të nevojshëm në punë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Mazreku, ka rrezikuar jetën e punëtorit të tij, dhe në vendin ku gjendej kaldaja, e cila shërbente për ngrohtoren e shkollës fillore “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, i ndjeri Z.H, i cili më 5 dhjetor 2014, kishte shkuar për ta ndezur ngrohtoren e shkollës, bombola e gazit kishte eksploduar, me çka edhe ishte rrënuar i tërë objekti, dhe në këtë rast ai nga lëndimet e marra kishte ndërruar jetë. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Latifi vlerëson punën në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka marr pjesë në takimin e tretë periodik për këtë vit me personelin shëndetësor, ku u vlerësua puna e...

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, fundjavën e fundit të tetorit, fillon...

Lajmet e Fundit