8.1 C
Prizren
E martë, 27 Janar, 2026

Dëshmitari tregon momentin kur u vranë vëllezërit në Malishevë

Në vendngjarje ka pasur edhe dëshmitarë të cilët kanë parë nga afër skemën e krimit në fshatin Plloqicë të Malishevës ku u vranë dy vëllezër.

Viktimat bashkë me dëshmitarët tjerë ishin duke luajtur me letra në shtëpinë e vëllezërve të vrarë, kur kishin vërejtur se dy plaçkitës ndodheshin në oborr. Kështu ka rrëfyer ngjarjen një dëshmitar për Gazetën Express.

Më pas, rrëfen njëri nga dëshmitarët, plaçkitësit kanë drejtuar armët automatike tek njëri prej personave që i ka hetuar ata, mirëpo personi që ka qenë në vend të ngjarjes ka bërtitur.

Më pas, sipas tij, nga vendi ku kanë qenë duke luajtur me letra, kanë dalë të gjithë jashtë për të parë se çka po ndodhë, dhe u janë vënë në ndjekje të hajnave.

Pak metra larg shtëpisë së viktimave, Bahri e Shani Maloku janë qëlluar me nga një plumb të armës automatike.

Dëshmitari ka rrëfyer për Express se në momentin kur janë rrëzuar në tokë viktimat, kanë ndaluar të gjithë për t’iu ofruar ndihmë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/deshmitari-tregon-per-express-per-momentin-kur-u-vrane-vellezerit-ne-malisheve-509323/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Selmanaj diskuton me kuvendarët dhe drejtorët prioritetet për zhvillimin e Prizrenit

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka mbajtur një takim me kuvendarët dhe drejtorët komunalë, ku janë...

Hajnia që poshtëroi votën

Përgjegjësia për vjedhje votash nuk është vetëm e komisionerëve, por edhe e kandidatëve për deputetë që përfituan nga kjo hajni. Ata që e dinin...

Lajmet e Fundit