-2.9 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Dështimi në UNESCO, leksion për INTERPOL

Mosvotimi për pranimin e Kosovës në UNESCO, sidomos nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e vendit si: Japonia, Korea e Jugut, Polonia…, është dështim i diplomacisë vendore. Kështu vlerëson ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, duke shtuar se për këtë dështim Ministria e Jashtme e Kosovës duhet ta marrë përgjegjësinë dhe jo ta projektojë humbjen si një lloj fitore.

Peci ka thënë për “Zërin” se Kosova nuk duhet të ngurrojë për të aplikuar në organizata ndërkombëtare, por këtë duhet ta bëjë me kujdes dhe vetëm atëherë kur të sigurojë votat e nevojshme për pranim.

“Me këtë rast nuk duhet harruar edhe njohjet e mëtutjeshme, të cilat mund të janë pengesë për pranimin e Kosovës, sidomos në ato organizata ku kërkohet vota pro e 2/3 e anëtarëve. Mospranimi i Kosovës në UNESCO duhet të jetë leksion për aplikimin eventual në INTERPOL, që ka formë të njëjtë të votimit”, ka shtuar ai.

Sipas tij, as Serbia e as Rusia nuk kanë pasur mundësi që të ndikojnë te Japonia, apo Korea e Jugut, ndonëse nuk mund të përjashtohet ndikimi tek Egjipti.

Edhe profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë për gazetën “Zeri” se diplomacia kosovare është dashur që të mbajë kontakte të vazhdueshme me shtetet, të cilat e kanë njohur pavarësinë e vendit. Ai thotë se neglizhenca ndaj këtyre shteteve mund të ketë qenë njëri ndër faktorët, të cilët ndikuan në mospranimin e Kosovës në UNESCO.

Më Shumë

Prizreni, Dragashi, Rahoveci, Malisheva, Suhareka… mund të mbesin në terr për festë

KEDS ka bërë të ditur se për festën e ndërrimit të vitit 2025-2026 janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nga aspekti organizativ, teknik...

Kalaja e Prizrenit e hapur për fishekzjarrët e natës së ndërrimit të moteve

Më 31 dhjetor, nga ora 22:00 deri në 00:00, Kalaja e Prizrenit do të jetë e hapur për qytetarët që duan të shijojnë fishekzjarrët...

Lajmet e Fundit