2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Dështon gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Enver Bytyqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit Bytyqi dhe mbrojtësit të tij, avokatit Arben Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, gjykatësja Raima Elezi, ka thënë se të njëjtit janë ftuar me ftesa të rregullta, por mungesën nuk e kanë arsyetuar.

Gjykatësja Elezi, gjithashtu ka thënë se më 25 nëntor 2019, është parashtruar një kërkesë për shtyrjen e kësaj seance nga përfaqësuesi i autorizuar i të akuzuarit, Enver Bytyqi, avokati Fatmir Jëlliqi, pasi që ai do të udhëtojë zyrtarisht jashtë vendit.

Gjykatësja Elezi, ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e shqyrtimit të gjyqësor, andaj ka marr vendim që seanca e radhës të caktohet për 14 janar 2020, në ora 09:00.

Për të siguruar praninë e tij në seancën e radhës, gjykatësja Elezi, ka thënë se ndaj të akuzuarit do të lëshohet urdhëresë.

Për këtë rast, ishte i akuzuar edhe investitori Feim Hamiti, për veprën penale “heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave”, i cili në seancën fillestare kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me shtatëmijë euro gjobë.

Prokuroria Themelore Prizren, për këtë rast ka ngritur aktakuzë, më 19 prill 2019, ndaj të pandehuri Enver Bytyqi, duke e ngarkuar atë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Bytyqi, gjatë periudhës kohore 2016-2017, në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare, ashtu që shkel Ligjin për Ndërtimtari, duke mos rrënuar objektin ndërtimor në lagjen “Jeni Mahall”, të investitorit NTSH “Shigjeta e Pashtrikut” me pronar Feim Hamiti, me qëllim që të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari vetëm ka kryer punë administrative në hartimin e procesverbalit duke mos sjell konkluzionin për rrënimin e objektit pa leje, kështu ka mundësuar dobi pasurore për investitorin Feim Hamiti. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Lajmet e Fundit