22.9 C
Prizren
E martë, 22 Qershor, 2021

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-kryeshefit të INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Edhe një herë tjetër ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorëve të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu e Visar Islamaj, ish-drejtorit të Inspektorateve në Prizren, Bujar Nerjovaj, ish-inspektorit të ndërtimit, Bashkim Krasniqi, si dhe menaxherit dhe bashkëpunëtorit profesional të “INFRAKOS”-it, në Prizren, Naim Avdyli.

Seanca e së martës u shty për shkak të mungesës së të akuzuarit Krasniqi dhe mbrojtësit të tij, avokatit Visar Ostrozubi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja e rastit, Teuta Krusha, tha se për të dy gjykata ka prova se janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Gjykimi për këtë rast pritet të vazhdojë nesër, më 12 maj, nga ora 10:00.

Ndryshe, kjo seancë kishte dështuar të mbahej edhe më 16 mars të këtij viti, për shkak të mungesës së avokatit Granit Vokshi, mbrojtës i të akuzuarit Islamaj.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 31 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Sadik Paqarizit, Nijazi Kryeziut, Visar Islamaj, Bujar Nerjovaj, Bashkim Krasniqit, Agron Thaqit dhe Naim Avdylit, të cilët i ngarkon me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Paqarizi, Kryeziu, Islamaj, Nerjovaj, Krasniqi, Thaqi dhe Avdyli, akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë, kanë tejkaluar kompetencat, nuk i kanë përmbushur detyrat apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, e duke i shkaktuar dëm personit tjetër.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Paqarizi, në periudhën kohore 2012-2014, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ka lëshuar leje ndërtimi firmës “Breu Petrol” më 9 gusht 2012, leje ndërtimi për personin Reshat Kamberi më 25 korrik 2013 dhe leje ndërtimi për personin Xhavit Spahija, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik, i datës 18 tetor 2012, e cila është në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063. Më këtë thuhet se ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme, duke i shkaktuar dëm “INFRAKOS”-it në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Ndërsa sipas aktakuzës, i akuzuari Kryeziu, në periudhën kohore 2014-2016, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave duke lëshuar leje ndërtimi personit Nexhat Bytyqi më 30 maj 2014 dhe leje ndërtimi për personin Avni Haliti më 21 maj 2014, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik i datës 18 tetor 2012, e cila është në kundërshtim me ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063. Me këtë thuhet se ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar dëm “INFRAKOS”-it në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Në aktakuzë thuhet se edhe i akuzuari Islamaj, në periudhën kohore 2016-2017, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave duke lëshuar leje ndërtimi për firmën “Fat Grup” më 6 mars 2017, po ashtu leje ndërtimi për personin Agron Kuka më 3 maj 2017, leje ndërtimi për personin Mexhid Karavidaj më 29 nëntor 2016, si dhe leje ndërtimi për personin Nrec Thaqi më 8 prill 2017, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik i datës 18 tetor 2012, e cila është në kundërshtim me ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063. Me këtë thuhet se ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar dëm “INFRAKOS”-it në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Nerjovaj, gjatë vitit 2013, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit për Inspeksion në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave, edhe pse ka qenë i njoftuar rreth mbindërtimit dhe uzurpimit në ndërtesën “Liburnia”, me pronar Destan Hoxhën, e cila ka qenë në ndërtim gjatë mandatit të tij, i cili ka pasur leje për ndërtimin e 2+B+P+6, duke u bazuar në Plani Urbanistik i datës 18 tetor 2012, e cila është në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Nerjovaj ka lejuar edhe ndërtimin e katit të shtatë, edhe përkundër konkluzionit të nënshkruar nga ana e tij, më 8 prill 2014, nuk është dhënë urdhër që i njëjti të zbatohet e që ka qenë kompetencë e tij, si dhe po ashtu ka qenë i njoftuar për uzurpimin të cilën pronari i ndërtesës-investitori ka bërë mbi pronën e hekurudhave “INFRAKOS” dhe nuk ka ndërmarr asnjë veprim parandalues. Me këtë thuhet se ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar dëm “INFRAKOSIT”, në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Gjithnjë sipas së njëjtës aktakuzë, i akuzuari Bashkim Krasniqi, gjatë vitit 2012, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave edhe pse ka qenë i caktuar për inspektimin e këtij ndërtimi, ku objekti, ka pasur leje për ndërtimin e 2+B+P+6, dhe gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka lejuar që të bëhet mbindërtimi, pra edhe i katit të shtatë, respektivisht tejkalimi i lejes së ndërtimit, si dhe ka qenë i njoftuar për uzurpimin të cilën pronari-investitori e ka bërë në pronën e hekurudhave.

Ndërkaq, i akuzuari Thaqi, gjatë vitit 2013, në Fushë Kosovë, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e kryeshefit të “INFRAKOS”, nuk i përmbush detyrat zyrtare edhe pse ka qenë i caktuar për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës. Aty thuhet se duke neglizhuar detyrat dhe obligimet e veta, nuk ka vepruar sipas Ligjit për Hekurudhat, ku në neni 128, paragrafi 2, parashihet që punët mbrojtëse, përfshirë edhe masat e parandalimit për veprimet e ndaluara-ndërtimet në afërsi të infrastrukturës hekurudhore, duke mos marrë pjesë në diskutimet publike për planin rregullativ urban për Komunën e Prizrenit, ku është marrë edhe Plani Rregullativ Urban i datës 18 tetor 2012, e cila është në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063, dhe duke vepruar me vonesë në parashtrimin e padive pranë gjykatave kompetente për mbrojtjen e pasurisë së “INFRAKOS”. Me këtë thuhet se ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Avdyli, gjatë vitit 2013, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e menaxherit të patundshmërive dhe bashkëpunëtorit profesional pranë “INFRAKOS” nuk i përmbush detyrat zyrtare edhe pse ka qenë i caktuar për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës, duke neglizhuar detyrat dhe obligimet e veta, nuk ka vepruar sipas Ligjit për Hekurudhat, për masat e parandalimit për veprimet e ndaluara-ndërtimet në apo në afërsi të infrastrukturës hekurudhore, dhe duke vepruar me vonesë në parashtrimin e padive pranë gjykatave kompetente për mbrojtjen e pasurisë së “Infrakos”. Me këtë thuhet se ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Me këtë, të gjithë të akuzuarit po ngarkohen me veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2, nën paragrafin 2.2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Bayern Munich synon transferimin e yllit të Holandës që po shkëlqen në EURO 2020

Holanda e ka nisur shumë mirë Euro 2020. Dy fitore në dy ndeshjet e para dhe një nga të paktat skuadra si ka siguruar...

Afati i aplikimit për certifikim të partive politike ka filluar dhe përfundon më 16 gusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të gjitha partitë politike se koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin...

Nisin hetimet për vdekjen e foshnjës në Duhël të Suharekës

Një foshnje e gjinisë mashkullore ka vdekur dje në fshatin Duël të Suharekës. Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së...

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.K dhe SH.K të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo...

Situata me COVID-19 në Spitalin e Prizrenit: 5 pacientë në trajtim

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 77 pacientë. Nga ta, 28 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërkaq...

Gjarpërinjtë në Prizren luftojnë kokë më kokë me njëri-tjetrin

Dy gjarpërinj janë hasur në rrugët e fshatit Billushë të komunës së Prizrenit. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje ku shihen gjapërinjtë që ishin të...

Asnjë rast i ri me Covid-19 në Prizren

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv...

Osmani nga Turqia: BE duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Presidentja ka bërë të ditur...

Shefqet Krasniqi shtrihet në QKUK, i rëndohet gjendja pasi u infektua me koronavirus

Hoxhë Shefqet Krasniqi është infektuar me COVID-19. Gazeta inFokus mëson se hoxhë Krasniqi është shtrirë në Klinikën Infektive pasi iu rëndua gjendja shëndetësore. E që Krasniqi...

Aksident trafiku në Gjonaj të Hasit, pesë të lënduar

Katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku në Gjonaj të Hasit. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. “Është raportuar për një aksident trafiku në mes...

Diaspora në Kosovë, për dy javë vijnë rreth 300 aeroplanë me mbi 41 mijë udhëtarë

Me fillimin e lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës ka filluar ta shtoj fluksin e ardhjes në vendin tonë. Sipas zëdhënëses së...

Oda e Hotelierisë kërkon të zyrtarizohet vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kërkon të dijë pse nuk po bëhet zyrtar vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve të ndryshe. OHTK...

Fillon rigjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizren, Ilir Baldedaj

Të enjten, në Gjykatën Themelore të Prizrenit ka filluar rigjykimi ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizren, Ilir Baldedaj,  i cili po akuzohet për...

4 pacientë me Covid-19 po marrin trajtim në Spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim...

”Do të bëjë ‘copa-copa”-Burri i kërkon falje gruas në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë të enjten e ka dënuar me 700 euro gjobë të akuzuarin për lëndim të lehtë trupor dhe...

E mbyti gruan me duart e tij/ Si tentoi piloti grek t’ja hidhte fajin grabitësve shqiptarë

Zbulimi i misterit të vrasjes makabre të 20-vjeçares britanike Caroline nga bashkëshorti i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos shkaktoi një tjetër tronditje në Greqi. Por...

Lajmet e Fundit