1.8 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Dështon të mbahet seanca ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren i akuzuar për korrupsion

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca e  shqyrtimit kryesor ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren Nijazi Kryeziu, i akuzuar për korrupsion.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Kujtim Kërveshi, për të cilin kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi, deklaroi se ka pranuar një parashtresë me 05.01.2021, përmes së cilës avokati Kërveshi e ka njoftuar se ka probleme shëndetësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pasi që kjo seancë  nuk u mbajt e njëjta u shty dhe u caktua të mbahet me 19.02.2021 në ora 13:05.

image0 (11)

Ndryshe në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 2 gusht 2019, i pandehuri Nijazi Kryeziu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Nijazi Kryeziu, akuzohet se gjatë periudhës kohore janar – dhjetor 2015, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, nuk i ka përmbushur detyrat apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personat tjerë juridik, TV Opinion.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Kryeziu, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, si dhe Rregulloren e Thesarit, kishte lidhur kontratë për emetimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapsinor të Komunës  Prizrenit.

Sipas aktakuzës, Kryeziu, gjatë periudhës kohore 01 janar 2015, e deri më 31 dhjetor 2015, kishte lidhur kontratë me TV Opinionin, në vlerë prej 600 euro në muaj, dhe se për 12 muaj ka paguar 7200 euro.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par.1 lidhur me par.2 nënpar.2.2 të KPRK-së.

Kurse, muaj më parë, Kryeziu ishte shkarkuar edhe nga posti i tij si këshilltar i Ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, pas vendimit të këtij të fundit për shkarkimin e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që kanë aktakuza. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit