16.6 C
Prizren
E hënë, 10 Mars, 2025

Detaje nga aksidenti tragjik në rrugën Zhur-Prizren

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zhur-Prizren. Shoferi i kamionit është dërguar në mbajtje

Mesditën e së shtunës një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit.

Si pasojë e përplasjes së një automjeti të tipit Golf me një kamioni që pastronte borën përgjatë kësaj rruge, humbën jetën tre persona.

Kjo pasi nënkalimi i autostradës ku ndodhi aksidenti, për shkak të temperaturave të ulëta ishte i rrëshqitshëm.

“Aksidenti ka ndodhur… nënkalimi ende me ngrica..”,  ka treguar  Vesel Gashi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren

Në vendin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë shërbimet emergjente si dhe mjekësia ligjore, të cilët edhe kanë konfirmuar vdekjen e tre personave që dyshohet se janë meshkuj dhe me lidhje gjaku mes vete.

Sipas policisë viktimat i takojnë familjes Sopaj nga fshati Zhur i Prizrenit.

Ata kishin lidhje familjare, më saktësisht bëhet fjalë për babanë i lindur më 1969, dhe dy djemtë e tij, njëri i lindur më 1994, tjetri 1996.

Mirëpo, shoferi i kamionit nuk është lënduar, dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, edhe prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë informacione në lidhje me aksidentin.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Admir Shala në një përgjigje për Televizionin ka thënë se tashmë kanë filluar punën për të konstatuar shkaqet e tij.

 “Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, është konstatuar që janë tre viktima. Kamioni për pastrimin e borës dhe automjeti i viktimave janë ndeshur, prokurori e ka marrë edhe një ekspert të komunikacion për t’i hetuar rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Po e presin edhe mjekësinë ligjore”.

Disa orë pas aksidentit, Policia ka dhënë detaje edhe për shkakun e aksidentit.

Vesel Gashi tha për Televizionin se shkaku i vetëm është mos respektimi i kushteve atmosferike nga ana e pjesëmarrësve në këtë aksident.

Ndërkohë, trupat e viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/detaje-nga-aksidenti-tragjik-ne-prizren-629664/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Disa persona therin me thikë dy të tjerë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Disa persona të panjohur kanë lënduar me mjet të mprehtë (thikë) dy të tjerë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Upper Austria Grand Prix 2025

Laura Fazliu arrin sukses, me një paraqitje të jashtëzakonshme ajo ka fituar medaljen e bronztë në Upper Austria Grand Prix 2025 që po mbahet...

Lajmet e Fundit