Detaje nga përleshja mes bagjanakëve në Korishë të Prizrenit, flasin edhe nga Policia

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një përleshje me armë zjarri mes dy personave, të cilët dyshohet të jenë bagjanakë mes vete.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ku thotë se pas përleshjes që ndodhi rreth orës 18:20, janë arrestuar dy të dyshuar.

“Dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Policia ka sekuestruar tri armë zjarri, të tipit revole”, tha ai.

Njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të pergjithshëm”.

Indeksonline ka mësuar identitetin e të dy personave, D.K dhe S.D, janë inicialet e tyre.

Motivet e përleshjes, sipas dëshmitarëve, e cila zgjati rreth 30 minuta dyshohet të jenë të hollat.

Më Shumë

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Konfirmohet linja e deleve në Suharekë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe...

Lajmet e Fundit