Detaje të reja nga djegia e autobusit në Prizren

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, ka shpërthyer në flakë autobusi në rrugën Zhur – Prizren, nga ky incident askush nuk është lënduar -njoftojnë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

Këta dëshmitarë na kanë dërguar edhe pamjet e djegies së autobusit që ishte përfshirë i tëri në zjarr.

Në vendngjarje kanë dalur zjarrëfikësit të cilët janë angazhuar në shuarjen e zjarrit.

Zëvendësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka treguar detaje lidhur me djegien e autobusit në Zhur të Prizrenit.

Gashi ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, por nuk është raportuar për të lënduar derisa në vendin e ngjarjes policia dhe zjarrëfikësit po punojnë që të shuhet zjarri.

“Po është djegur një autobus.

Njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, sepse rasti është raportuar diku rreth orës 22. Persona të lënduar nuk ka.

Në lidhje me shkaktarin e zjarrit, janë ekipet e specializuara nga njësia e preventivës të cilët do të tregojnë”, ka treguar Gashi.

“Ende është duke u punuar në vendin e ngjarjes të shuhet zjarri.

Rasti është në rrugën Zhur – Prizren, por vija e rregullt është Dragash – Prizren – Beograd”, ka treguar Gashi

Më Shumë

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Lajmet e Fundit