0.6 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

BE dhe SHBA: Thirrje për miratimin e Ligjit mbi amnistinë

PrishtinaPërfaqësuesit më të lartë ndërkombëtar në Kosovë i kanë bërë thirrje Kuvendit të Kosovës, që të miratoj me procedurë të shpejtuar Ligjin mbi Amnistinë. Zyra e Bashkimit Evropian, shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE-së dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar miratim të shpejtë të këtij ligji.

“Përfaqësuesi Special i BE-së/shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që janë prezentë në Kosovë, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, së bashku theksojnë rëndësinë që ka miratimi i Projektligjit për Amnisti nga ana e Kosovës, si një element i nevojshëm i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në deklaratë.

Ky ligj, vijon deklarata, “ashtu siç është hartuar, ka fushëveprim të ngushtë, përjashton veprat që shkaktuan dëmtime të rënda trupore apo vdekjen, dhe amniston vetëm ato krime ekonomike, që janë kryer në lidhje me thirrjen për rezistencë”.

Deklarata mirëpritet debatet që janë bërë rreth ligjit të amnistisë, por tani kërkohen hapa drejt miratimit.

“Ne mirëpresim diskutimet e gjalla lidhur me Ligjin për Amnisti në publik dhe në Kuvend dhe ne çmojmë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’ju përgjigjur shqetësimeve të tyre duke i mbajtur elementet për të cilat është arritur pajtim gjatë dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel. Miratimi i shpejtë i Ligjit për Amnesti nga ana e Kuvendit është hap vendimtar për të siguruar integrim të plotë të të gjithë qytetarëve në institucionet e Kosovës në tërë vendin”, thuhet në deklaratë, të cilën e ka lëshuar Zyra e BE-së në Kosovë./re

Më Shumë

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Hajdar Beqa: Prizreni si çdo herë po bashkohet fuqishëm rreth vizionit për ndryshim

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka deklaruar se në Prizren po vërehet një mobilizim i madh qytetar në mbështetje të...

Lajmet e Fundit