Dhunohet seksualisht një grua shtatzënë në Prizren

Një grua dyshohet se është dhunuar seksualisht në një motel në fshatin Reqan të Prizrenit.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren bëjnë të ditur se ajo ka deklaruar në polici se është dhunuar në mars të këtij viti, derisa ishte në muajin e katërt të shtatzënisë.

Në ditën kur e përjetoi këtë tmerr, ajo thotë se kishte qenë duke pushuar në një motel që ndodhet në këtë fshat, kur në dhomë ishte futur një burrë.

Ajo u ka thënë hetuesve policorë se i dyshuari e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Rastin në polici ajo e ka paraqitur dje.

Sinjali mëson se me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin./Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Lajmet e Fundit