Haxhi Shala: Më vjen keq për Fatmir Limajn, ai e meriton vendin në Kuvend

Anëtari i AAK-së, Haxhi Shala, ka komentuar zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai ka komentuar edhe mos kalimin e pragut nga Nisma, parti në të cilën Shala ishte deri vitin e kaluar kur kaloi në AAK.

“Më vjen keq, sidomos për zotin Limaj. Ai e meriton vendin në Kuvend. Por këtë rrugë e kanë zgjedhur, atë që kanë lypur e kanë gjetur. Nuk duhet të ngrejnë gishtin askund por të gjejnë fajtorin brenda tyre. Por më vjen keq pasi vendi i Limajt është brenda Kuvendit”, ka thënë ai.

Tutje ai ka folur për të ardhmen e tij në politikë dhe ka komentuar gjasat që të jetë kandidat për kryetar të komunës.

“Kam nevojë për pushim. Tani po njoftohem me strukturat e Aleancës në teren. Fëmijët më janë rritur. Ka nevojë që të jem edhe me ta”, ka thënë ai.

“Nuk besoj që do të jem kandidat për kryetar komune”, shtoi tutje ai.

Shala po ashtu tha se tani është koha e VV-së që të dërgojë deri në fund mandatin të cilin ja besoi populli. /Express/

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Lajmet e Fundit