Di Francesco tregon mënyrën se si mposhti Barçën

Eusebio Di Francesco beson se ai i meriton lavdet për eliminimin e Barcelonës nga Liga e Kampionëve, edhe pse zakonisht fajësohet i pari kur skuadra e tij humbet.

Trajneri Di Francesco zgjodhi një ndryshim të lojës së ekipit, vendosjen me formacionin 3-4-2-1 dhe beson se ky ishte çelësi për të marrë një rezultat kaq pozitiv, me Nainggolan dhe debutuesin e Ligës së Kampionëve, Patrik Schick, që e mbështetën me përkushtim Edin Xhekon

“Kam marrë fajin për humbjet dhe disa fjalë të papëlqyeshme në mediat sociale, kështu që mund t’i marr edhe meritat për një fitore si kjo”, ka thënë Di Francesco për “Mediaset Premium”.

“E vërteta është se e bëra këtë zgjedhje për të krijuar më shumë gjerësi, për të lejuar më shumë kundërsulme dhe për të sjellë shpejtësi” deklaroi trajneri i skuadrës romake.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit