Diçka si metamorfozë

Sahit Osmani

Afrohesh të largohet
Largohesh të ndjek pas
Hije s’është e hije bën
Shtiret si njeri që është

Ka ambicie prej luani
Dinakëri prej dhelpre
Zgjuarësi n’secilën fushë
Përkundër dëshirës ndryshon

Të shtjerë në dashuri e s’të don
S’të pranon e pranë të sillet
Shkopit të dirigjimit i bindet
Vetëm sipas tij vepron

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit