Digjet një shtëpi në Lubizhdë të Hasit, dyshohet për zjarrvënie

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Lubizhdë e Hasit, Komuna e Prizrenit, ditën e djeshme, raporton PrizrenPress

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bënë të ditur se një dëshmitare ka raportuar se një person i panjohur ka hedhur diçka të dyshimtë në drejtim të shtëpisë së viktimës e cila është përfshirë nga zjarri.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Policia njofton se rasti është cilësuar si “Zjarrvënie”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit