8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Disa të vrarë nga një sulm me shigjetë në Norvegji

Disa njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata.

Policia norvegjeze ka njoftuar se incidenti kishte ndodhur në qytetin Kongsberg në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo rreth orës 18:30 me kohën lokale.

Shefi Oeyvind Aas ka thënë se një i dyshuar është kapur dhe duket se ka vepruar vetëm.

Raportohet se i dyshuari ka lëvizur në të gjithë qytetin dhe autoritetet kanë rrethuar disa zona të mëdha, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Sipas mediave lokale, sulmuesi hapi zjarr nga brenda një supermarketi në anën perëndimore të Kongsberg.

Sipas policisë norvegjeze, numri i viktimave është ende i paqartë, ndërkaq të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalet aty pranë.

Dhjetëra automjete të urgjencës thuhet se janë në vendngjarje, përfshirë ambulanca, makina policie dhe helikopterë.

Më Shumë

Donacion i ri për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Sipas...

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Lajmet e Fundit