Malishevë, Krasniqi premton mbështetje për bizneset (VIDEO)

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, të mërkurën të shtypur në fletushkë e shpërndau planprogramin e tij nëpër bizneset e qytetit.

Pronarëve të tyre u kërkoi votën për pozitën që synon.

Ai bashkë me kandidatët për asamblist vizitoi edhe objektin e vjetër e të boshatisur të shkollës “Naim Frashëri”.

U zotua se atë do ta shndërrojë në çerdhe.

Ndryshime premtoi se do të bëjë, edhe në pishinën që gjendet në fshatin Banjë.

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit