4.7 C
Prizren
E diel, 16 Shkurt, 2025

Dita e tretë e intervistimit të presidentit Thaçi në Hagë

Rreth 12 orë brenda dy ditësh, presidenti i vendit Hashim Thaçi është intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Për dallim nga dita e hënë kur Thaçi pas intervistimit 6 orësh dha një deklaratë të shkurtër për media, mbrëmë ai nuk u deklaruar fare.

Ende nuk dihet se si ka shkuar intervistimi përveç që mësohet se do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Intervistimi i Thaçit do të vazhdojë në orën 13:00.

Ndërkaq, para se të niste intervistimin të hënën, presidenti i Kosovës deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm, ndërsa aktakuzën për krime lufte e cilësoi si “çmim për lirinë”.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se më 24 prill ka bërë një propozim-aktakuzë për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Më Shumë

Bashkimi dorëzohet në finale, Kupa nuk kthehet në Prizren as pas 24 vitesh

Bashkimi i Prizrenit nuk arriti të rikthejë Kupën e Kosovës në qytetin historik, duke u mposhtur në finale nga Trepça me rezultat 85:79. Prizrenasit mbeten...

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për shpërndarje dhe shitje të drogës

Është ngritur aktakuzë ndaj një person në Prizren, për shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike.   Në njoftimin e prokurorisë thuhet se kjo ka ndodhur gjatë...

Lajmet e Fundit