2.2 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Djali i Ukshin Hotit: Erleta ma gjej babin, ose të lutem mbylle gojën

Andin Ukshin Hoti

Vajza e Ukshin Hotit, Erleta, sonte në një emision televiziv tha se Ukshin Hoti është vrarë dhe është varrosur në një vend afër Pejës.

Kjo deklaratë ka nxitur një reagim të djalit të Ukshin Hotit, Andinit. Ai përmes profilit të tij në Facebook, ka kërkuar nga motra e tij (nga ana e babait) Erleta, që të tregojë më shumë rreth asaj që thotë, ose të mos fletë fare.

Andini në reagimin e tij, ka kërkuar nga Erleta që të mos vazhdojë me “fyerje dhe idiotësi”.

“Më falni, por kësaj radhe nuk më detyroni ta mbaj gojën mbyllur! Erleta, të lutem shume, ama pafundësisht SHUMË, më trego ku është babi, në cilin vend është vrarë, varrosur, sepse atë kërkoj që shumë vite”.

“Erleta, për çdo FYERJE e IDIOTESI që ti ke bërë deri sot, edhe ndaj meje, për çdo GABIM tëndin që më është dashur me qindra herë ta ul kokën, për “hatër” e kam mbajt gojën mbyllur, po e mbaj edhe sot. MIRËPO VETËM PARA ZOTIT E MBAJ GOJËN MBYLLUR KUR NË PYETJE ËSHTË UKSHIN HOTI!”

“Erleta, ma gjej babin të lutëm shumë ose mbylle gojën për tërë jetën tënde sepse nuk i duroj as edhe një minutë të vetëm më idiotësirat e tua në kurriz të babit!”, ka shkruar Andini në faqen e tij në Facebook.

Duhet cekur se, Andini dhe Erleta janë vëlla e motër, por vetëm nga ana e babait.

Më Shumë

PDK-ja në Prizren nis fushatën zgjedhore me homazhe në Landovicë dhe te Monumenti i Lirisë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë të...

Vdes Shemi i grupit Ilirët

Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si “Shemi”, vokalisti i grupit “Ilirët”, ka ndërruar jetë papritur. Sipas raportimeve, ai është gjetur pa shenja jete...

Lajmet e Fundit