Bekri Murselaj
Nje djalosh i bukur dhe i veshur bukur, në një moshë të njohmë bredhej rrugëve të qytetit. Bredhja e tij nuk ishte një bredhje e zakonshme, sepse në fakt ai ishte një lëmoshëkërkues që si duket edhe bredhjen nuk e bënte për t’u dëfryer por për të kërkuar lëmoshë! Djaloshi i veshur bukur me mirësjellje dhe kulturë vazhdonte ditën duke vizituar çdo person, çdo veturë dhe çdo qender tregtare.
“Puna” e tij e vetme ishte kërkimi i lëmoshës. Tashmë bota e tij fëmijërore, ishte një botë krejt tjetër, larg bankave shkollore, larg bashkëmoshatarëve, larg lodrave të tij e gjithçka tjetër për moshën që kishte. Bota fëmijërore e tij, ishte zëvendësuar me një botë tjetër, pra, me atë të lëmoshëkërkuesve të qytetit! Ai çdo ditë bënte punën e njëjtë të cilën ia diktonin të tjerët.
Djaloshi lëmoshëkërkues për një kohë të shkurt bëhej ikona më e njohur e qytetit, jo pse ishte lëmoshëkërkues, por gjithmonë njihet për kulturën, mirësjelljen dhe veshjen e tij të bukur prej lëmoshëkërkuesve të vërtet!
Djalosh vazhdoi “punën” e tij të përditëshme për një kohë të gjatë, duke dal nga shtëpia në mëngjes i veshur bukur me çantë të shkollës dhe për t’u kthyer në shtëpi sapo të përfundon orari mësimor, për një kohë të gjatë vazhdoi “puna” e tij kështu!
Një ditë prej ditësh ai, sapo filloi ditën rrugëve të qytetit iu afrua një qytetari me mirësjellje dhe kulturë duke qenë i veshur bukur, i kërkoi lëmoshë, qytetari sapo iu ofrua ky nuk nxitoi t’i ofron lëmoshë. Në bisedë e sipër me qytetarin, djaloshi gjendet para njeriut të afërm të tij, por që ai nuk e njihte ndërsa qytetari po! Biseda vazhdoi për një kohë të shkurtë mes tyre.
Qytetari, sa vjet i ke?
Djaloshi, 11 vjet.
Qytetari, a shkon në shkollë?
Djaloshi, po jam në klasën e pestë.
Qytetari, çka të punon prindi?
Djaloshi, prindi më ka vdek.
Qytetari, me kënd jeton ti?
Djaloshi, jetoj me nënën dhe një motër më të vogël se unë.
Qytetari, duke e njohur djaloshin dhe familjen e tij, mbeti i habitur nga përgjigjet që mori nga ai, por që djaloshi nuk e njihte qytetarin se kush ishte në të vërtet.
Qytetari ia lëshoi në dorë një monedhë prej letre dhe u largua nga djaloshi; ndërsa djaloshi vazhdoi të kërkonte edhe mëtutje lëmoshë nëpër qytet.
Qytetari i preokupuar u largua nga djaloshi, duke u menduar për gjendjen në të cilën gjendej ai djalosh që bredhet rrugëve të qytetit. Por qytetari vazhdoj edhe mëtutje që ta vëzhgonte djaloshin edhe ditëve të tjera me radhë, dhe të njëjtën kohë sa herë që e takonte në qytet i jepte lëmoshë, edhe pa i kërkuar ai, sepse qytetari e njihte se cili është, ndërsa djaloshi jo!
Qytetari duke e përcjellur thuajse çdo ditë djaloshin e shihte sa në një cep të qytetit, sa në tjetrin duke u shoqëruar me njerëz të panjohur për qytetarin dhe jo familjar të djaloshit. Kjo “punë” e djaloshit vazhdoj për një kohë nën përcjelljen e qytetarit, që realisht ishte person i afërt i tij. Shoqërimi i djaloshit me njerëz të panjohur; qytetarin filloi ta shqetësoj dhe tashmë qytetari e kuptoj gjendjen e djaloshit pse kërkonte lëmoshë.
Qytetari e njoftoj prindin e djaloshit që ishte njeri i afërt me qytetarin dhe që të dy vihen në përcjelljen e djaloshit, por duke mos e shqetësuar djaloshin në “punën” e tij të vazhdueshme!
Pas një përcjellje të gjatë që i bënin djaloshit qytetari dhe prindi, lajmëruan organet e rendit (policinë), në një moment kur djaloshi u takua me njerëzit e panjohur që realisht ishin (lypsarët e vërtet), që e detyruan djaloshin të kërkonte lëmoshë për të përfituar ata. Me kapjen e djaloshit dhe njerëzve të panjohur, policia arriti që të shkatërroj një rrjetë të gjerë keqpërdoruesish të fëmijëve të pafajshëm, dhe të njëjtën kohë shpëtohet jeta e djaloshit! Djaloshi i bukur me bredhjet e tij sa andej e sa këndej vazhdonte të kalonte ditën rrugëve të qytetit, duke u keqpërdorë nga “lypsarët” e rrugëve të qytetit për përfitime personale të tyre…