-0.8 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

Doktori nga Malisheva po punon për gjetjen e ilaçit për COVID-19, e kaloi fazën e parë testuese

Doktori nga Kërvasaria e Malishevës, Rizah Bytyçi, bashkë me një staf mjekësor është duke bërë testime për zbulimin e ilaçin për shërimin e të prekurve nga COVID-19.

Bytyqi ka njoftuar se këto ditë me sukses kaloj testet laboratorike dhe ka fituar mjaftueshëm të drejtën për fazën testuese klinike ( garë mjaft e ashpër mbi 6000 te tilla të testuara deri më tani dhe thuajse pa rezultat).

Postimi i plotë i tij:

Pas një pune disa mujore në testimin dhe formulimin e ilaçit kandidat kundër coronavirusit CoV-19, i emëuar ´virocontrol-V19´ keto ditë me suksesë kaloi testet laboratorike dhe fituar mjaftueshëm të drejtën për fazën testuese klinike ( garë mjaft e ashpër mbi 6000 te tilla të testuara deri më tani dhe thuajse pa rezultat).
Çfar spektri të veprimit ka Virocontrol V-19, që e dallon nga te gjitha ilaqe të përdorura deri më tani;
1.bllokon replikimin dhe paketimin e virusit duke targetuar rrugët mebolike që virusi përdorë, 2.ballanson hipereaktivitetin immunitar, dhe 3. me efikasitet maksimal mbronë dhe vretë infeksionet supra-sekondare.
Virocontrol-V19 është patentuar dhe në pikun e pandemisë ka kontribular ne mjaft raste ne lehtësim dhe shpëtim të jetëve, duke mos treguar ne asnjë rast efekte anësore.
Virocontrol-V19 përbëhet pre dy solucioneve që përzihen pak minuta para aplikimit.
Forma e aplikimit; nga studimet e bëra, mjaft suksesshëm është marrja përmes Inhalimit, e që mundëson që secili mund ta marr në kushte shtepiake, pa pasur nevojë për staf mjeksor të kualifikuar.

Një falenderim Instituteve kërkimore shkencore në Gjermani për mbështetje materiale dhe profesionale;

Universität klinikum Frankfurt
Universität Klinikum Würzburg
Universität Klinikum Leipzig

Franhofer Institute IZI

Prof. G. Birkenmeier
Prof. J. Bodem
Prof. S. Ulbert
Prof. R. Bytyçi
Prof. Zakzuk
Bio-ing. Aslan Kurt

Konsulentë financiar
Dip.ecc Misin Zekolli
Dipp.ecc. Parim Kryeziu

Financues dhe organizatorë ekipi,
Elmi Bytyçi
Milaim Zogaj

Në ditët në vijim do ju sjellim edhe te rejat nga vaksina kandidate që është duke u zhvilluar dhe testuar nga ekipi i jonë shkencorë.

i juaji,
Riza

    

Më Shumë

PDK-ja në Prizren gati për zgjedhjet e 9 shkurtit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ka përfunduar të gjitha përgatitjet për një fushatë zgjedhore të suksesshme për zgjedhjet e 9 shkurtit. Zëvendësshefi i...

Kurti viziton familjet Shabani, Çabrati dhe Haxhimaxhuni në Prizren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shtëpitë e familjeve Shabani, Çabrati dhe Haxhimaxhuni në Prizren. “Familja e Haxhi Ismet Shabanit me prejardhje nga Opoja,...

Lajmet e Fundit