32.8 C
Prizren
E diel, 1 Gusht, 2021

“DokuFest” – urë lidhëse për nxitjen e mendimit kritik nëpërmjet filmave

Kur shkollat u mbyllën dhe nisi mësimi online, stafi i programit edukativ të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, udhëhequr nga departamenti i “DokuLab”, iu përveshën punës. E bënë të qasshme 100 për qind platformën e tyre online. Ishte një lehtësim për mësimdhënësit që për shkak të pandemisë u ballafaquan me sfidat e mësimdhënies në distancë. Atyre iu bë më e lehtë qasja në filmat e prodhuar nga “DokuFesti”. Qëllimi ishte i thjeshtë: përdorimi i mjeteve audiovizuale për zhvillimin e mendimit kritik, diçka që ka filluar që të zbatohet me intensitet dy vjetët e fundit. Në këtë formë mësimdhënësit përmes platformës online mund të kenë qasje në mbi 30 filma dokumentarë. E këtë mundësi janë duke e shfrytëzuar disa shkolla.

Drejtori i “DokuLab”, Eroll Bilibani, ka thënë se “DokuFest” shërben si lehtësues në këtë proces, duke siguruar filma dokumentarë që ndihmojnë në zhvillimin e kompetencave të nxënësve, me një kujdes të veçantë në zhvillimin e mendimit kritik dhe analitik. Ai ka treguar se gjatë gjithë kësaj periudhe të pandemisë ata kanë organizuar sesione të rregullta të shfaqjes së filmave në shkolla, duke përdorur filmat e prodhuar përmes Qendrës së Prodhimit të Filmit Dokumentar “DokuFest”, sikurse edhe filmat e tjerë që janë siguruar nga produksionet e njohura ndërkombëtare.

Në mesin e filmave që janë të qasshëm në platformën online është edhe filmi dokumentar “Kosova Trans” nga Albrim Isufi. Filmi sjell rrëfimin për një transgjinore 18-vjeçare në Kosovë dhe rrugëtimin, betejat e transformimin e saj. Debati për këtë film përqendrohet në pranimin dhe të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë. Në platformë është edhe filmi dokumentar “Burrë”, nën regji të Dafina Dakës, koncepti i të cilit është ngritja e vetëdijes ndaj maskulinitetit toksik, e që çon në pasoja emocionale, siç janë depresioni, agresioni, vetëvlerësimi i ulët, demotivimi e konfuzioni në vendimmarrje sidomos në zgjedhjen e karrierës. Filmi nxit diskutime mbi stereotipizimin gjinor dhe rreziqet e të pasurit punë me specifika gjinore. Në mesin e filmave që janë të qasshëm është edhe filmi “Nën duvak” nga Entela Hoxha, që përqendrohet në martesat e hershme, e “Ergys” nga Rina Celina, që nxit diskutim për rëndësinë e aspektit ekonomik për lumturinë.

Bilibani ka thënë së kjo metodologji, e cila u mundëson mësimdhënësve përdorimin e mjeteve audiovizuale për mësimdhënie dhe mësimnxënie më të mirë, ka gjetur zbatim në një numër të konsiderueshëm të shkollave anembanë Kosovës. Saktësisht në shkolla të mesme të larta në Komunat e Prizrenit, Gjakovës, Lipjanit, Gjilanit, Ferizajt, Suharekës e Podujevës./Koha Ditore

Më Shumë

Komuna e Rahovecit e shpall qytetar nderi Qemal Minxhozin

Komuna e Rahovecit e ka shpallur qytetar nderi ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se...

Akil Gjakova është në çerekfinale të “Tokyo 2020

Akil Gjakova ka arritur në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë deri në 73 kilogramë. Ai e ka eliminuar kundërshtarin e tij nga...

Rrahje ndërmjet dhjetë personave në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për në rast rrahje që ka ndodhur në mes dhjetë meshkujve, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur. Të lënduarve i...

Pamje: Zjarret e mëdha në Turqi shihen edhe nga sateliti

Nga disa pamje satelitore shihet qartazi shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret vdekjeprurëse, të cilat janë përhapur në pjesën jugore të Turqisë. Deri më tani janë...

Tragjedia në Kroaci, identifikohet i vdekur edhe një 55 vjeçar nga Prizreni

Një 55 vjeçar nga Randobrava e Prizrenit është identifikuar në mesin 10 viktimave që vdiqën dje në aksidentin me autobus në Slovanksi Brod të...

Nga 5.1 rritet në 9.3 përqind perceptimi i korrupsionit në Kosovë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka publikuar këtë të mërkurë raportin “Pulsi Publik, edicioni XX”. Në anketën e zhvilluar, është theksuar kënaqshmëria...

Në Malishevë nuk ka asnjë rast aktiv me Covid

Situata me pandeminë Covid-19 në territorin e komunës së Malishevës, është e qetë dhe nuk ka asnjë rast aktiv. Përkundër testimeve të shumta që bëhen...

U përurua memoriali i dy dëshmorëve në Kobaj të Prizrenit

Sot në fshatin Kobaj u bë përurimi i Memorialit, kushtuar dëshmorëve Nexhat Fanaj dhe Ajdin Rramanaj, si dhe pllakës kushtuar martirit, Nijazi Rramanaj. Në përurimin...

Chelsea i interesuar për Jules Kounde

Chelsea në bisedime me Sevillan rreth nënshkrimit të mbrojtësit francez, Jules Kounde. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar u transferua në klubin spanjoll dy vjet më parë dhe ka...

Kurti e Gërvalla nisen për Kosovë, ministrja: Gjendja e pacientëve është stabile, fëmijët e kishin të shkruar në fytyrë tmerrin e përjetuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla, janë nisur për në Kosovë, pas vizitës që iu bënë mbrëmë...

Njëri nga pasagjerët e autobusit që u përmbys: Pashë njerëz të vdekur nëpër livadh, njerëz pa krah, pashë gjithçka

Një nga udhëtarët e autobusit që doli nga autostrada afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci këtë mëngjes dhe u përmbys duke i lënë të...

Temperatura të larta edhe sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore (Shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë), do...

Kapen me drogë tre persona në Prizren

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dje tre shtetas të huaj, të cilët dyshohen për “posedim të paautorizuar të substancave narkotike”. Siç njofton Policia,...

Shoferi i autobusit raportohet që tha se diçka e mistershme e pengoi në çastin e aksidentit tragjik

Diçka e ka penguar duket shoferin e aksidentit tragjik që të dalë nga rruga. Dhe thjesht të thuash ‘diçka’ në këtë rast e bën...

Prizren, dënohet me 800 euro për armëmbajtje pa leje

Lulzim Pasuli  është dënuar të martën me 800 euro pasi e ka pranuar se ka mbajtur me vete pa leje një pistoletë të tipit...

Malishevë: E gjuan bashkëshortin me filxhan shkaku i xhelozisë, 5 muaj burgim me kusht

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me 5 mauj burgim me kusht të akuzuarën se e kishte shtyrë bashkëshortin dhe e...

Lajmet e Fundit