“DokuFesti” gjen vend në “Prizren 360”

DokufestKomuna e Prizrenit prej të premtes ka gjetur vend edhe për festivalin e filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” në uebfaqen e saj turistike “Prizren 360”.

Bajram Basha nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka theksuar se materialet për festivalin janë marrë nga drejtuesit e “DokuFestit” dhe janë postuar në uebfaqen promovuese.

“Çështja është zgjidhur dhe besoj se ky lëshim nuk do të përsëritet më”, ka thënë Basha, i cili pak ditë më parë kishte theksuar se nuk është në dijeni për arsyen që “DokuFesti” nuk ishte përfshirë në uebfaqen promovuese të Prizrenit. Ai ka përsëritur qëndrimin se kjo drejtori ka bashkëpunim të ngushtë me Festivalin e filmit dokumentar dhe se këtë vit planifikon që në kuadër të tij të organizohet edhe panairi i gastronomisë.

Materialet për njërën nga ngjarjet kryesore kulturore në vend janë publikuar në “Prizren 360” pas raportimit të “Kohës Ditore”. Për zhvillimin e kësaj uebfaqeje qenë paguar afër 28 mijë euro nga buxheti lokal, para gati tre vjetësh, derisa në përmbajtjen e saj deri para pak ditësh nuk kishte asnjë fjalë për festivalin, që njihet si njëra prej ngjarjeve kryesore kulturore, që sivjet do të mbështetet nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë,/Koha Ditore/.

Më Shumë

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit