26.9 C
Prizren
E premte, 5 Shtator, 2025

“DokuFesti” – pasqyra e reflektimit të domosdoshëm

Nga filmi i parë i Ingmar Bergmanit e deri te i fundit, pasqyra është një pajisje në të cilën njerëzit – pavarësisht nga ajo që reflektohet – e shohin veten në më shumë se një mënyrë. Regjisori suedez, i cili konsiderohet si një prej filmbërësve më me ndikim i të gjitha kohërave, përmes filmave të tij që sollën një frymë të re në kinematografi gjithmonë ka ngritur pyetje mbi gjendjen njerëzore, shkruan sot Koha Ditore.

Filmat e tij për shkak të mënyrës enigmatike të trajtimit të temave kanë shërbyer për analiza e reflektim mbi misteriozitetin e identitetit. Personazhet e tij shpesh e gjejnë veten në gjendje të tilla, në mes të qenit dhe të parit, derisa pasqyra bëhet portë midis fantazisë dhe realitetit.

Pikërisht këto dy elemente janë bërë shumë të rëndësishme edhe për edicionin e 17-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Pasqyra si element, njëjtë sikur në filmat e Bergmanit, edhe për festivalin qe shumë e rëndësishme. Në këtë rast, pasqyra është thirrje për të reflektuar mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Prizreni për nëntë ditë me radhë u bë qendër për të reflektuar, që njerëzit ta vizitojnë atë “ashtu siç janë” dhe së bashku të reflektojnë. Filmi “Persona” (1966) nuk u shfaq krejt rastësisht në festival, e as masterklasi që iu kushtua Bergmanit.

Më Shumë

Uji nuk është i pijshëm në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar qytetarët e Prizrenit se uji i rrjetit nuk është i përshtatshëm për konsum të pijshëm, për...

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi kritikon mungesën e stafit për autoambulancat në Gjonaj dhe Zhur

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Fejzë Kabashi, ka reaguar ndaj vendimit të Komunës për vendosjen e autoambulancave...

Kosova në rrezik

Lajmet e Fundit