Dolën pas orës 22:30/ Policia ndalon 6 persona në Prizren

Policia ka ndaluar gjashtë persona në Prizren, të cilët pas mesnatës, po shëtisnin duke mos respektuar kështu vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes, raporton PrizrenPress.

Në raportin 24-orësh të policisë është njoftuar se të dyshuarit janë ndaluar në tre raste të ndryshme, ndërsa me vendim të prokurorit rastet kanë shkuar me procedurë të rregullt.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim në fund të muajit të kaluar që të ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 22:30./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Lajmet e Fundit