Ndërpritet një aheng familjar në Prizren

Është ndërprerë një aheng familjar i mbajtur të hënën në mbrëmje në Prizren, raporton PrizrenPress.

Policia ka njoftuar se i ka shpërndarë të ftuarit e këtij ahengu, ndërsa është inicuar procedurë ndaj organizatorit.

“Është inicuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka organizuar aheng familjar. Të pranishmit janë shpërndarë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Lajmet e Fundit